E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabanda e ambasadave, u shiten 960 makina luksoze

Prokuroria argjentinase zbardh detaje rreth hetimit per 40 perfaqesi diplomatike ne kete vend, perfshi edhe Shqiperine, qe dyshohet se jane perfshire ne kontrabande te makinave luksoze dhe evazion fiskal pergjate periudhes 2004-2007. Mjetet, pasi jane importuar nga vende te ndryshme, shiteshin te firma vendase te automobilave, disa prej te cilave nxirrnin edhe njoftime ne internet per blerje. Denoncimi eshte bere javen e kaluar nga kancelari Jorge Taiana, ne Buones Aires, i cili tha se ne 93 per qind te rasteve makinat jane shitur ne treg me cmim te majme, duke shmangur pagesen prej 18 per qind, pasi perfitonin si seli diplomatike. Behet fjale perreth nje mije automjete te markave luksoze, nga "Benz Mercedes", "Honda", "Hummer". "Audi", "BME", apo dhe nga "General Motors". Hetimet kane nisur edhe ndaj nje ish-ministri te Jashtem te Argjentines qe ka perdorur autoritetin per te favorizuar funksionare te ambasadave qe te fusnin mjete pa zhdoganuar ne vend. Lajmi eshte botuar fillimisht tek e perditshmja "La Nacion" dhe dje ne gazeten "Clarin".
Ambasadat e perfshira per momentin nen hetim jane 18 dhe gazeta "KJ" ka botuar ne numrin e djeshem listen e plote te tyre, duke iu referuar mediave argjentinase, qe publikuan lajmin e bujshem dy dite me pare. Edhe dje ka pasur zhvillime te reja, pasi ceshtja do te gjykohet ne Gjykaten Supreme, per shkak se po hetohen 40 seli diplomatike qe gezojne edhe imunitet. Nder ambasadat e perfolura jane edhe ato te SHBA-ve, Italise, Gjermanise, Kanadase, disa vendeve te Amerikes Latine, Lindjes se Mesme, Azise dhe Afrikes.
Per kete rast kane bashkepunuar edhe agjente te zyrave te FMN-se dhe PNUD-it, ndersa po verifikohen dokumentacionet hyrese te mjeteve pergjate 2004-2007 dhe se ku gjenden ato per momentin. Aktualisht ceshtja po ndiqet nga dy perfaqesues ligjor, gjyqtari federal Mar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›