KLSH marrëveshje bashkëpunimi me Autoritetin e Konkurencës
TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Autoriteti i Konkurrencës firmosën sot një marrëveshje bashkëpunimi për përmirësimin e kontrollit të përdorimit efektiv të fondeve publike dhe të mirëadministrimit financiar, si dhe mbrojtjen e konkurencës së lirë dhe efektive në treg.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje KLSH merr përsipër të njoftojë në një kohë të shpejtë Autoritetin e Konkurencës për rastet kur gjatë auditimit të tij konstatohen praktika të administratës publike ose kontrata administrative si prokurime, ankande apo koncensione që mund të ndikojnë negativisht në shkallën e konkurencës.
Nga ana tjetër Autoriteti i Konkurencës merr përsipër që në përfundim të kontrolleve, në rast se zbulohen praktika abuzive që cënojnë interesant pasurore të shtetit, ti dërgojë sa më shpejt një kopje të dokumentave të nevojshme.
(el.me/news24/BalkanWeb)