Greqi, rritje e forcave dhe masave të sigurisë për paradat
ATHINE - Në alarm gjendet policia greke në kuadrin e paradave që do të zhvillohen me rastin e Festës Kombëtare të 25 marsit në Athinë dhe qytete të tjera të mëdha.
Qëllimi është për të parandaluar ngjarje të tilla si ato të 28 Tetorit të vitit të kaluar në paradën e Selanikut, me presidentin Papulias. Në gatishmëri do të jenë edhe prokurorët në të gjithë vendin, të cilët do të mbikëqyrin punën e autoriteteve policore, duke ndërhyrë aty ku është e nevojshme.
Të dielën, më 25 mars, në rrugët e Athinës do të jenë rreth 4000 oficerë të policisë, ndërsa në gatishmëri do të jenë gjitha forcat e policisë së Athinës.
Të shtunën më 24 mars do të ketë ndryshime të trafikut në rrugët kryesore të Athinës, për shkak të paradës së shkollave në Bulevardin Amalia. Ndërhyrje të tilla të trafikut do të ketë edhe në rrugët e tjera të Atikës ku do të bëhen parada të nxënësve, por ndryshime do të ketë edhe në itinerarët e transportit publik.
Karakteristikë e masave të shtuara të sigurisë është se për herë të parë do të kërkohet akreditimi për gazetarët, fotografët dhe ekipet televizive që do të mbulojnë paradën e nxënësve të shkollave dhe paradën ushtarake përpara Parlamentit.
Ndër të tjera, parashikohet kryerja e kontrolleve parandaluese për individët dhe vecanërisht për grupet e organizuara që lëvizin në zonat ku do të bëhen paradat dhe masa më të mëdha për mbrojtjen e platformave ku do të jenë zyrtarët, me një prani të fortë të policisë kundër trazirave (MAT).
Në gatishmëri është policia për rastet e «grupeve të mbrojtjes» së paradave (sic janë psh organizatat ekstremiste të djathta dhe organizata të tjera të ngjashme), në përgjigje të protestuesve, që mund të përpiqen për të ndaluar paradën.
Madje, sipas një zyrtari të lartë të policisë, ekziston një plan për largimin me siguri të politikanëve në rastin e incidenteve.
Në çdo rast, urdhëri i shtabit të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit dhe kujdesi kryesor i autoriteteve është që të mos ndalohet apo anulohet parada.
Optimist se populli grek «ka kurajo dhe vendosmëri për të zgjedhur, në kohë të vështira si sot, atë rrugë që do të çojë në arritjen e progresit dhe konkurrencës së vendit», është shprehur presidenti i Republikës, Karolos Papulias në mesazhin e tij drejtuar grekëve jashtë vendit me rastin e Festës Kombëtare të 25 Marsit.