E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi, Rama: Do heqim monopolet, me ju të ringrejmë ekonominë

TIRANË- Partia Socialiste mbodhi paraditen e sotme tryezën për biznesin. Deputeti socialist Arben Ahmetaj gjatë fjalës hapëse nënvizoi se qëllimi i tryezës së PS është dëgjesa e vëmendshme ndaj biznesit.

“PS ka përgatirur një pjesë të programit të vet. Nuk mund të ketë një program të shëndetshëm nëse biznesi nuk do jepte kontributin. Ne iniciojmë vjeljen e mendimit të bizneseve dhe do pasohet nga tryeza të tjera që do vijojnë në pjesë të tjera të vendit. Në fund do kemi librin e opinioneve të ardhura nga ju që do jenë pjesë e programit”,- deklaroi Ahmetaj. 

Rama theksoi se hapi i parë që një qeveri duhet të ketë parësore është partneriteti me sipërmarrjen e lirë. Në këtë pika, Rama theksoi se me një partneritet të hapur do t’i jepet fund monopoleve në vend.
“Ne jemi të bindur se pa një partneritet të hapur me sipërmarrjen e lirë, Shqipëria nuk mund të dalë jashtë krizës dhe as të shkojë drejt horizontit të së ardhmes. Të clirohemi nga sipërmarrja e ngarkesës së padrejtë, keqpërdorimit dhe monipolizimit të saj, monopolizimit të oportuniteteve, krijimit të kushteve për një konkurrencë të hapur, të lirë të ndershme”.

Kreu i opozitës Edi Rama vlerësoi se projekti i socialistëve për një Rilindje Shqiptare është i pamundur pa biznesin.
“Për ne një Rilindje Shqiptare ashtu sic e parashohim është e pamundur pa ju. Është e pamundur pa botën e sipërmarrjes shqiptare dhe pa cdo njërin që në këtë botë ka përparuar me talent me guxim dhe vullnet dhe që fatkeqësisht deri më sot nuk ka arritur të marrë vlerësimin që në një shoqëri demokratike meriton cdo sipërmarrës”,- theksoi Rama.

Rama theksoi se kjo tryezë ka si qëllim të dëgjojë cdokënd prezent sepse programi i PS, tha ai, nuk mund të krijohet pa mendimin e biznesit.
“Jemi këtu për të dëgjuar dhe shkuarjes së formësimit me një program deri në detaje, në një program që dëshiron bashkëautorësi me ju dhe jo për të krijuar me ju një mbështetje ekonomike, por për të krijuar një vullnet të përbashkët për politika të mirëmenduara dhe të guximshme që duhet të vendosen në themelin e punës sonë për rimëkëmbjen ekonomike”.

"Dua t'ju siguroj sot se qeveria jonë do ulet me ju përpara cdo hapi të rëndësishëm që do të hedhim. Dëshirojmë të rikthehemi në këtë trezye për të krijuar një kontratë, se duam të bëjmë bashkë me ju gjithë procesin e rimëkëmbjes ekonomike”.

Fshati
Rama theksoi se PS ka një plan konkret sa i takon modernizimit të fshatit.
“Zhvillimi modern rural kundër braktisjes së fshatit në gjendje primitive është pjesë themelore për të rimëkëmbur ekonominë. Objektivi unë është të ngremë një rrjet kombëtar të produkteve bujqësore. Menaxhimi dhe mbrojtja e burimeve natyrore janë pjesë e pandashme e programit tonë”,- tha Rama.

Politika fiskale
Kreu i PS shprehu angazhimin e PS për të lehtësuar sektorët kryesor të ekonomisë si sektorin e naftës , të energjisë dhe bujqësisë nga barra fiskale dhe administrative.
“Gjithë ju jeni dëshmitar të mbingarkesës që ju ka shkaktuar në biznesi tuaj paparashikueshmëria e politikës fiskale. Gjatë viteve e fundit janë ndryshuar 65 herë. Ndryshime ligjore që ne do propozojmë do hartohen përmes diskutimeve serioze dhe realiste bashkë me komunitetin e sipërmarrësve si palë e interesuar. Asnjë ligj fiskal nuk do ketë efekt të menjëhershëm pa i lënë kohë biznesit të përgatitet”,- u shpreh Rama.

Turizmi
“Ai është i zhvilluar në mënyrë spontane dhe me dëmë. Sektorëve prodhues ne duam ti gjejmë tregjet e reja për eksport dhe për të zgjeruar importet”,- theksoi Rama.

Informacione online
“Në duam të mbështesim ngritjen e një sistemi online të një informacioni ekonomik online që do bëjë pikë referimi për cdo investitor”,- theksoi Rama.

Pronat
Një pikë e rëndësishme për keun e opozitës gjatë fjalës së tij në tryezën e biznesit ishte cështja e pronave, e cila sipas Ramës ka mbetur peng i politikës për 20 vite dhe që sipas Ramës opozita do i japë zgjidhje përfundimtare.

“Ne kemi marrë angazhim solemn për ti dhënë zgjdhije pronës, është përgjegjësi 20 vjecare që mbetet mbi shpatullat e politkës si një pëgjegjësi gjithmonë e më e rëndë dhe pasoja të rënda. Ne besojmë se është e paanashkalueshme rruga e komunikimit me botën e sipërmarrjes dhe diskutimit të drejtpëdrejtë me të për këtë cështje",- deklaroi Rama.

Plan kombëtar zhvillimi
Rama nënvizoi nevojën për një plan kombëtar zhvillimi të ekonomisë që të mund ti japë biznesit një gamë të gjërë zgjedhjeje.
“Hartimi dhe miratimi i një plani kombëtar zhvillimi është detyra jonë më e parë për funksion ekonomik, dhe hartimi i planit dhe një kadastër do i japë mundësi sipërmarrjes të ketë një gamë të gjërë zgjedhjesh”,- tha Rama.

Korrupsioni
Rama tha se Partia Socialiste e vlerëson korrupsionin si një nga cështjet më të rëndësishme pasi sipas tij ka të bëjë me kapjen e shtetit.
“Ne e konsiderojmë këtë cështje një cështje themelore dhe ka lidhje me kapjen e shtetit. Sot ju jeni dëshmitarë të faktit të thjeshtë se asnjë nuk mund të konkurrojë lirisht se rruga e konkurencës është e bllokuar dhe kapërcimi i të gjithë postoblloqeve që një sipërmarrës kalon për një investim është një kalvar më vete”-nënvizoi Rama.

Rekomandimet e PS
“Unë personalisht dhe gjithë PS do të angazhohemi solemnisht për të garantuar konkurrencën e lirë dhe të ndershme, për të garantuar që secili të përfitojë nëpërmjet konkurrencës duke u bazuar tek merita e tij dhe ne jemi të vendosur që këtë parim ta mbështesim në krijimin e një administrate publike që të bazohet në meritë dhe standarte europiane duke e ndarë nga nepotizmi dhe klientelizmi”,- deklaroi Rama.

BREGASI: PROGRAMET JO VETEM PER QELLIME POLITIKE, TE JENE REALE DHE TE ARGUMENTUAR
Kreu i Biznes Albania, Luan Bregasi theksoi se tryeza e PS duhet mbështetur, por theksoi se programet e opozitës nuk duhen përdorur për qëllime politike dhe pikat që parashikojnë ndryshime të mëdha në klimën e biznesit duhet të argumentohen fuqishëm.

“Programi duhet të bëhej i njohur kohë më parë sepse është pesha e sipërmarrjes private. Gjithsesi ne mendojmë që tryeza të tilla janë të nevojshme, në këtë kuptim Biznes Albania e përshëndet programin e PS. Ne mendojmë se të gjitha partitë duhet ta bëjnë këtë, ta mbështesin, pavarësisht bindejeve politike”.

“Por, theksoj se programet deri tani kanë qenë vetëm me kundërvënie politike. Ne mendojmë se opozita duhet të tregohet më konseguente, më konstruktive. Duhet ta kishte bërë gati programin qeverisës, është një program që mbahet në sirtar, quhet ‘qeveria hije’ dhe jo t’a përgatisë atë me vonesë ”.

vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›