E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil, vritet botuesi i një gazete

Botuesi i një gazete braziliane, që ka denoncuar raste të korrupsionit në Brazi, ka mbetur i vrarë në një atentat të organizuar ndaj tij.

Policia deklaron se Paulo Rodrigues është vrarë nga një person që po ecte në bordin e një motori në qytetin Ponta Pora, në afërsi të kufirit me Paraguajin.

Rajoni kufitar është i njohur për trafikun e armëve dhe drogës, si dhe për nivelin e lartë të korrupsionit politik. Paulo Rodrigues, 51 vjeç, ishte botues i gazetës “Jornal da Praca” dhe i faqes së internetit emercosulnews.com.

Javën e kaluar një tjetër gazetar brazilian që shkruante për korrupsionin, Mario Lopes, u vra në një atentat në shtetin e Rio de Zhaneiros.

Ai u rrëmbye nga shtëpia e tij në qytetin Barra do Pirai bashkë me të dashurën Maria Aparecida Guimaraes dhe të dy më vonë u gjetën të vrarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›