Doganieret greke ne greve, Kakavija mbyllet per dy dite
TIRANE- Për dy ditë, gjatë ditës së sotme dhe nesër, pika kufitare e Kakavijës, 'Tre Urat', çarshovë dhe pika e Sopikut do të jenë të bllokuara. Shkak për këtë bëhet greva e paralajmëruar e doganierëve grekë. Ndërkaq, policia kufitare u kërkon gjithë personave që kishin planifikuar lëvizje, brenda këtyre dy ditëve të marrin masa për të shtyrë lëvizjet drejt këtyre tre pikave doganore në qarkun e Gjiorkatsrës.Sipas njoftimit që vjen nga pala greke, duke filluar nga ora 23.00 e datës 3 shkurt (sot) deri në orën 23.00 të datës 5 shkurt ( e premte) asnjë prej pikave kufitare me Greqinë që mbulon qarku i Gjirokastrës nuk do të funksionojnë për automjetet. Në këto kushte, policia u bën thirrje personave që kanë planifikuar të qarkullojnë në kufirin shqiptaro- grek me automjete përgjatë kësaj periudhe t'i anulojnë lëvizjet. Sipas këtij njoftimi, mësohet se mbyllja do të bëhet vetëm për automjetet dhe jo për këmbësorët.(s.g/BalkanWeb)