E Diel, 1 Nëntor 2026

KMDLNJ: I papranueshëm reagimi i serbëve në Veri

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka quajtur të papranueshëm reagimin e serbëve të fshatit Prilluzhë, të cilët, siç thuhet, me arsyetime banale tentojnë të bllokojnë ndërtimin e urës në këtë zonë.
 

“Arsyetimi i serbëve se ndërtimi i urës kërcënon sigurinë e tyre, është arsyetim tashmë i përdorur dhe i shterur në Kosovë”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.
 

Dy ditë më parë, komandanti i KFOR-it në Kosovë, Erhard Byler, u ka thënë serbëve të Prilluzhës se ndërtimi i urës është “realitet”, i cili do të realizohet, pavarësisht kundërshtimeve të tyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›