E Diel, 1 Nëntor 2026

Dumka: E vrava Liljanën, pasi shpenzoi 3 mln lekë

Gjenden pjesë të kokës së 42-vjeçares Liljana Arapi, trupi i së cilës u gjend i masakruar, pak ditë më parë në vendin e grumbullimit të mbeturinave, të qytetit të Korçës, ndërsa i moshuari Gaqo Dumka ka pranuar autorësinë e vrasjes.
 

84-vjeçari ka treguar vendin ku kishte groposur kokën e gruas së masakruar, ndërsa pas verifikimeve përkatëse, policia e Korçës ka mundur të gjejë një qese plastike me njolla gjaku, si dhe flokë që mendohet t`i prkasin viktimës në fjalë. Këto pjesë të kokës, policia ka mundur t`i gjejë në afërsi të banesës, ku ka ndodhur edhe krimi, pasi 84-vjeçari Gaqo Dumka ka pranuar të rrëfejë ngjarjen, ashtu siç ka ndodhur kur është rimarrë në pyetje në polici, pak orë pasi gjykata ka dhënë edhe masën e arrestit, burg pa afat.
 

Por, arsyeja që ka çuar të moshuarin deri në këtë veprim fatal, për 42-vjeçaren nuk ishte xhelozia siç kishte deklaruar, por për arsye se kjo e fundit i kishte shpenzuar 3 milion lekë të vjetra, të kursyera nga 84 vjeçari.
 

Ndërkohë që, trupi i gjymtuar i Liljana Arapit është tërhequr nga morgu i spitalit të Korçës prej familjarëve të saj, ndërsa në mesditën e së mërkurës është kryer edhe ceremonia mortore e saj. Motra e 42-vjeçares në një pronocim për mediat ka shprehur besimin se autori është vendosur tashmë në pranga dhe bën apel që drejtësia të vihet në vend.
 

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 84-vjeçarin Gaqo Dumka, i cili dyshohet se ditë më parë ka masakruar me thikë 42-vjeçaren Liliana Arapin.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›