E Shtunë, 31 Tetor 2026

SRS: Serbia do ta njohë Kosovën

Nga Express më 10 mars 2011 në ora 19:30

Partia Radikale e Serbisë (SRS), ka vlerësuar se qeveria në Serbi, me politikën e saj pro-perëndimore, ka rrezikuar interesat qenësore shtetërore dhe kombëtare, e ka sjellë vendin në një pozitë tejet të turpshme dhe ka hyrë në proces të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Zyrtari i SRS’së Boris Aleksic ka thënë se pranimi i kërkesës së Brukselit dhe Washingtonit nga ana e Qeverisë që Beogradi dhe Prishtina të hyjnë në bisedime për “të ashtuquajturat çështje praktike”, paraqet vazhdim të procesit drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Këtë proces, qeveria e ka nisur me pranimin e turpshëm dhe kapitullues të rezolutës së Brukselit për Kosovën e cila është miratuar në OKB”, ka thënë Aleksic, duke shtuar se në atë rezolutë “nuk përmendet statusi i Kosovës si pjesë përbërëse e Serbisë”.

“Kur Beogradi të përfundojë me zgjidhjen e të ashtuquajturave çështje të jetëve të njerëzve në marrëveshje me secesionistët, më askujt nuk do t’i interesojë nëse Serbia “de jure” e ka njohur Kosovën apo jo, pasi që “në të vërtetë” në praktikë ajo e ka bërë atë dhe kësisoj tregimi për Kosovën përfundon”, ka thënë Aleksic.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›