Franca dhe Sllovenia ritheksojnë mbështetjen për Kosovën
Nga Express më 10 mars 2011 në ora 20:56
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takime të ndara ambasadorin e Francës në Prishtinë, Zhan-François Fitou, dhe atë të Sllovenisë, Jozef Hlep.
Në këto takime, ambasadorët përgëzuan ministrin Hoxhaj për zgjedhjen e tij në postin e ri dhe shprehën gatishmërinë e shteteve të tyre për thellimin e marrëdhënieve bilaterale.
Ambasadori Fitou tha se Franca do të ndihmojë Kosovën në forcimin e pozitës ndërkombëtare, ndërsa ambasadori Hlep deklaroi se Sllovenia do t’i ofrojë ndihmë Kosovës në rrugën e saj drejt njohjeve ndërkombëtare dhe integrimeve në strukturat euroatlantike.