KMSH: Po hidhet baltë mbi institucionin e muslimanëve
“Para disa ditësh, në median e shkruar, individë “anonimë” të vetëquajtur “teologë” , kanë ngritur disa pretendime mbi keqmenaxhimin e pronave nga krerët e Komunitetit Musliman të Shqipërisë”, thekson deklarata.
KMSH-ja thotë se “pavarësisht dashakeqësisë dhe pavërtetësisë apo shpifjeve të paskrupullta të artikullshkruesve e ndiejmë për detyrë qytetare e fetare, bazuar në të dhënat e drejtorisë së Vakf-Investimeve dhe Pronave, ti bëjmë të njohur opinionit publik si më poshtë vijon: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ka patur gjithmonë në qendër të vëmendjes, problemin e pronave, njohjen, kthimin e kompensimin si dhe menaxhimin e vënien në efiçencë të tyre. E gjithë veprimtaria e KMSH-së në qendër e në rrethe realizohet sipas statutit dhe akteve ligjore e nënligjore në fuqi dhe jo nëpërmjet individëve të veçantë”.
Ky Komuniteti shpjegon se çdo veprim që ka të bëjë me zhvillimin dhe vënien në efiçencë të pronave realizohet sipas procedurave korrekte të cilat miratohen nga forumet vendimmarrëse të tij që janë: Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm. Edhe për çështjet e ngritura para pak ditësh nga artikullshkruesit “anonimë” për Myftininë e Durrësit janë ndjekur dhe zbatuar të gjitha procedurat përkatëse të përcaktuara në statut dhe rregulloren e brendshme të KMSH-së.
“Institucioni më i lartë përfaqësues i myslimanëve shqiptar funksionon konform Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Statutit të tij. Megjithatë hera-herës nga individë të caktuar shfaqen prirje për t’i dhunuar këto dimensione ligjore. Për më tepër individë të tillë nuk kanë për të qenë asnjëherë pjesë e personalitetit fetar shqiptar që gëzon ky institucion. Turbullira të caktuara nga këto pak individë të cilët nuk përfaqësojnë as teologë as mendimin teologjik mysliman në Shqipëri, kërkojnë të njollosin figurat më të larta të KMSH-së si, Kryetarit, Sekretarit dhe Myftiut”, vijon reagimi.
Sipas KMSH-së, persona të tillë janë përjashtuar nga forumi më i lartë vendimmarrës i cili është Këshilli i Përgjithshëm për shkak të qëndrimeve të tyre jo fetare dhe abuzive. Hapësirat kushtetuese garantojnë lirinë dhe praktikimin e besimit për çdo individ. Brenda këtyre hapësirave funksionon edhe KMSH si të gjithë Komunitetet e tjera fetare.
“Tendencat e tyre me forma presioni për ta orientuar KMSH-në drejt militantizmit apo particizmit kanë marrë me kohë përgjigjen e tyre. Përbaltja që tentohet t’i bëhet KMSH-së nga këta individë, me baltë joshqiptare gjoja për shkak të “transparencës” nuk mund të fshehë nxitjen nga ana e tyre të veprimeve antikushtetuese, kërcënuese, duke manifestuar edhe dhunë fizike, të cilat bien ndesh me Kur’anin dhe normat e fesë Islame. Këto janë fenomene jofetare madje të rrezikshme edhe për sigurinë kombëtare”, thuhet më tej.
KMSH-ja-vazhdon deklarata -ka qenë dhe mbetet garant i trashëgimisë tradicionale fetare në Shqipëri dhe është e vendosur në këtë rrugë dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejojë prishjen e saj nga frymëzime të errëta të cilat kërkojnë uzurpimin e KMSH-së dhe Institucioneve të tij, përdorjen e tij më pas jashtë funksionit fetar.
“Veç kësaj sqarojmë opinionin publik se disa nga këta individë me angazhimin e tyre në parti politike tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre por nga ana tjetër i kujtojmë se e kanë humbur të drejtën e tyre për të ndërhyrë në punët e brendshme të institucioneve fetare, pasi sipas kushtetutës, feja është e ndarë nga politika”, përfundon reagimi publik i Komunitetit Musliman të Shqipërisë.