KMSH dhuron 10 mijë euro për zonat e përmbytura
Edhe pse ky komunitet ka financime të pakta, iu është gjendur pranë banorëve në këtë fatkeqësi të shkaktuara nga përmbytjet. Kryetari i Komunitetit Mysliman Selim Muça i ka telefonuar sot ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, ku i ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e plotë për përballimin e situatës së emergjencës në zonat e prekura nga përmbytja në Qarkun e Shkodrës. Muça bëri të ditur se Komuniteti Musliman Shqiptar do të japë një ndihmesë prej 10 mijë euro në ndihmë të banorëve të shpërngulur nga përmbytja.Kontribut për situatën e emergjencës kanë dhënë edhe biznese të ndryshme në vend. Ministria e Brendshme bëri të ditur se ndihmë kanë dhënë edhe 10 qarqe, 83 komuna dhe bashkitë e para filluan mbështetjen për zonat e përmbytura. Këshillat e Qarqeve kanë depozituar deri më tani 60 mijë euro. Ndërkohë, Qarqet Vlorë, Fier e Gjirokastër kanë nisur edhe dy trailer me ushqim për bagëtinë, dy maune me miell dhe dy maune me ushqime. Bashkia e Kavajës kontribuon me 1.25 milion leke dhe 4 kamionë me ndihma, Bashkia e Kamzës me 1 milion lekë, plus makineri dhe punonjës të specializuar, si dhe Bashkia Kukës me 3000 euro.