Goditet grupi kriminal i vjedhësve, 8 në pranga
Grupi kriminal akuzohet nga policia se ka kryer dhjetëra vjedhje në Kavajë. Në pranga kanë rënë shtetasit Lulzim Eqerem Kalaja, 32 - vjeç, lindur në Kryevidh Kavajë dhe banues ne Vlorë, aktualisht Gjykata ka vendosor masën e sigurisë “Arrest në burg”.- Elvis Eqerem Kalaja, 24 - vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje, aktualisht me sigurie “Arrest me burg”.- Jodjan Koastriot Shametaj, 19 - vjeç, lindur dhe banues ne Vlorë , aktualisht me masë sigurie “Arrest me burg”.- Gramos Tomor Shehaj, 18 “ vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i dënuar nmë parë për vjedhje, aktualisht me masë sigurie “Arrest me burg”.- Ilirjan Myzafer Mukaji, 30 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje, aktualisht me masë sigurie “Arrest me burg”.- Vllasi Llazar Furxhii, 20 “ vjeç, lindur dhe banues ne Vlorë, aktualisht me masë sigurie “Arrest me burg”.- Klodian Cane Gabaj, 30 - vjeç, lindur dhe banues në Orikum Vlorë, aktualisht me masë sigurie “Arrest me burg”.- Beslinda Halil Lile, 20 “ vjeç, lindur dhe banuese në fshatin Babicë ë Madhe, e dënuar më parë për vjedhje, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.Këta shtetas akuzohen për rreth 7 vjedhje të ndryshme të zhvilluara në Kavajë, kryesisht në lokale dhe banesa private. Pas dokumentimit ligjor të vjedhjeve të realizuara në bashkëpunim nga grup kriminal, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për të bashkalidhur të gjitha procedimet e kryera, për konsumim të veprave penale të “Vjedhjes” e kryer në bashkëpunim.