E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stojku: Do të eksportojmë 10.4 Kilovat orë energji

 Tashmë, kjo duket se do të jetë “beteja” e radhës e KESH-it për të sqaruar opinionin publik nëse është importuar energji elektrike, në një kohë që vendi kishte prodhim maksimal gjatë muajit dhjetor.Stojku deklaroi se në Kosovë është depozituar energjia e prodhuar, kontrata për të cilën përfundon gjatë ditës së sotme. Në ditët në vijim, shpjegoi kreu i KESH-it, Shqipëria do të eksportojë energji , ku pritet të zhvillohet edhe tenderi i shitjes. Sipas tij, deri më tani interes kanë shprehur kompanitë zvicerane, EGL dhe EFT si dhe ajo serbe Ezpada Rudnap, por jashtë tenderit nuk do të mbetet as OSSH-ja shqiptare.“Nga 26 dhjetori deri mp tani kemi depozituar. Që prej ditës së sotme ndërpritet marrëveshja me Kosovën, pasi mbaron kontrata e depozitimit”, u shpreh Stojku, ndërsa ka theksuar se Shqipëria do të nxjerrë në shitje 10.4 Kilovat orë energji.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›