E Shtunë, 31 Tetor 2026

KOHA PER TU BERE NJERI

Nga ABDYL BAKIU

Abdyl Bakiu (Refleksion)
Dymijekatërqind vjet më parë filozofi i njohur grek Diogjeni, shëtiste ditën rrugëve të Athinës me një fener të ndezur në dorë dhe kur e pyesnin se çkërkonte përgjigjej Kërkoj njeriun. Po të ishte gjallë do të vazhdonte të kryente të njëjtin veprim dhe të thoshte të njëjtën fjalë.
Ka një cilësi të veçantë të natyrës njerëzore që nuk bie shumë në sy, por qe është veçanërisht e çuditshme. Është fjala për tendencën psiko-etike të njeriut për të përkufizuar epokën ku jeton, kohën apo shekullin e tij jo aq për të zbuluar shkencërisht apo hulumtuar diçka, por thjesht dhe vetëm për kënaqësi estetike. Është vetëm një akt qe përmban shumë abuzim intelektual brenda, por njëherësh, është edhe një vepër e mrekullueshme artistike e përmasave molekulare.

Shembull: koha jonë, periudha e tranzicionit postkomunist është një regjim hibrid, një mënyrë jetese shoqërore ku triumfojnë sharlatanët dhe hibridet njerëzore që dallojnë nga gjithë format e tjera të jetës nga fakti tragjik se ata (ato) ndryshe mendojnë, ndryshe flasin dhe ndryshe veprojnë.
Pa dyshim qe është diçka e këndshme dhe e bukur për shqisën e letrarit antikonformist, opinionistit apo kritikut shoqëror të dëgjojë një perifrazë të tillë, por a e di i dashur mik, shok, lexues se çfarë do të thotë kjo ? Sipas mendimit tim, kjo do të thotë se një kohe e tille, një regjim i tille është një patologji tmerrësisht e frikshme dhe vrasëse, një simptomë reale e kalbëzimit dhe rrënimit moral të një shoqërie, një mjedis tumoral ku gjerat janë të shfytyruara dhe agonike deri në atë shkalle sa nuk perceptohen më, nuk njihen më, nuk përkufizohen më veçse si përbindësha mutacionale, fantazmagori dhe kultë të botëve imagjinare qe lëngojnë nga përjetësia. P.sh. çfarë është një krijese njerëzore qe ndryshe mendon, ndryshe flet dhe ndryshe vepron? Është pasqyra diabolike e njeriut qe jo vetëm mundohet të përshtatët por të dale edhe i fituar nga kjo përshtatje P.sh. ai në të vërtetë mendon të haje sillen dhe të pije një gotë të mire vere, por flet për ushqimin dhe vëren me përbuzje si një barre e panevojshëm mbi shpirtin e virgjër dhe si një sakrilegj ndaj Zotit, ndërkohe që në fshehtësi, në bodrumin e kasolles së tij i fshin pluhurin shisheve të verës, i hap ato, i shijon më një ndjenjë kllapie të ekzaltuar duke kafshuar sallon e derrit. Pra, a është kjo një krijesë njerëzore shoqërore?

E drejta për të menduar për dhe rreth diçkaje në varësi të nevojave tona fiziologjike, shpirtërore, intelektuale, kulturore dhe mistike është e pakufizuar. Në mund të mendojmë për gjithçka dhe në ketë kuptim, mendimi nuk ka përmasë, status të veçantë, gjendje që mund të definohet dhe kontrollohet institucionalisht, flamur apo simbole. Mendimi është gjithçka. Mendimi nuk vuan dhe nuk gëzohet, kurrë. Nga ana tjetër, mendimi realizohet si një akt shoqëror nëpërmjet fjalës. Në çastin që mendimi shndërrohet në fjalë, në çastin që kjo “gjithçka” kthehet në “diçka”, atëherë mendimi rrudhet, rrënohet dhe vdes. Pra, çdo mëndim vdes pasi ka lindur fjalën, pasi ka prodhuar një fjale ose një tërësi fjalësh që mund të krijojnë një simbol dhe duke shkuar më tej, çdo mendimi i korrespondon një fjale e vetme ose një tërësi fjalësh, edhe në kuptimin që nuk është racionale (dhe për pasojë shoqërisht e vërtetë) që një mendim mund të lindë fjalë të ndryshme, tërësi të ndryshme fjalësh, pra, simbole të ndryshme. “Një mendim ka për fëmijë vetëm një fjalë korrespondente”, vetëm fëmijën e tij. Për pasojë, një mendim vdes pasi ka lindur fjalën e tij dhe jo një fjale tjetër jo korrespondente p.sh. nëse ti mendon për fytyrën e të dashurës tënde, nuk është shoqërisht njerëzore të flasësh për luftën bërthamore. Nëse kjo ndodh, mendimi nuk vdes sepse nuk ka lindur fjalën -fëmijë të tij, por ka vetëm dhembje të shkaktuara nga “shtatzënia e rreme me fjalë-fëmijë jo konkretë, virtualë”. Por a ka gjë më të tmerrshme se një mendim që nuk vdes, që nuk jep shpirt, që është gjithmonë në agoni? Ky lloj mendimi, është një kategori e veçantë e mendimeve njerëzore të qenieve shoqërore që thirren rëndom, “mania e madhështisë” apo “patologjia e despotit”. Së fundi, çdo mendim duhet të vdesë, në emër të lindjes së një fjalë të re të vetme, por jo të një fjale imagjinare, virtuale, të rreme. Ky është kushti i parë për të qenë Njeri!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›