Hofenhaim, renditet i dyti në Bundesligë
Nga Altin Latifi
Hofenhajmi është klubi surprizë këtë vit në Bundesligën gjermane. I ardhur për dy vjet nga kategoria e tretë në të parën, klubi i një fshati prej 3200 banorësh është duke luftuar për titullin kampion. Më poshtë do të ndjekim një reportazh se cili është sekreti i këtij ekipi që po habit Evropën.
GJERMANI- Ka një skuadër këtë vit në Bundesligën gjermane që po i habit të gjithë. Bëhet fjalë për Hofenhajmin, i krijuar më 1899 dhe që është skuadra e një fshati afër Heidelbergut, me një popullsi prej vetëm 3200 banorësh. Në dy sezone, ky ekip arriti të ngjitet nga kategoria e tretë në të parën, ku është konfirmuar si surpriza e sezonit. Pas 8 ndeshjesh, Hofenhajmi ka arritur 5 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje, duke u renditur i dyti. Madje do të marrë kryesimin e Bundesligës në rast se do të arrijë të fitojë ndaj Hamburgut ditën e dielë. Ky ekip ka lënë në hije edhe gjigandë si Bajern Mynih apo Verder Bremen, që tashmë e shohin veten në mesin e renditjes. Por cili është sekreti i tij? Hofenhajmi është një skuadër e vogël, por të ardhurat financiare janë shumë të mëdha. Padroni i saj është Ditmar Hop, një milioner lokal, i cili është një nga bashkëthemeluesit e kompanisë më të madhe të softuereve në Evropë, SAP. Fakti që ai ka zgjedhur të financojë Hofenhajmin ka krijuar jo pak xhelozi te klubi rival i Borusia Mënshengladbah. Në përballjen mes tyre në javën e tretë, tifozët e Borusias e quajtën në kor bir prostitute Ditmar Hof, duke e detyruar klubin të kërkojë falje. Në Sinsheim, qyteti në landin jugor të Baden Vurtembergut, të cilit i përket dhe Hofenhajmi, rrugët janë ngjyrosur me ngjyrat e ekipit bardhë e blu. “Nëse dikush do të më thoshte para 10 vjetësh se do të luanim në Bundesligë, do t’i thoshja të shtrihej e të flinte se mbase shihte ndonjë ëndërr të bukur, thotë Rudiger Hajer. Paratë janë arsyeja kryesore që ky klub ka arritur në këto nivele. Filip Koster, kryeredaktori i revistës sportive “11 miqtë”, thotë për Rojters se “klubi nuk u rrit në mënyrë natyrale, por gjithçka erdhi falë parave të pronarit Dimtar Hop. “Hofenhajmi është një shembull i mirë i arritjes së sukseseve sportive dhe ekonomike”, thotë ai. Edhe fansat e pranojnë se suksesi i klubit është si rezultat i milionave të Hop, i cili ka arritur të blejë futbollistë si braziliani Karlos Eduardo për 8 milionë euro apo të marrë ish-trajnerin e Shtutgartit dhe të Shalkes Ralf Ragnik. Ditmar Hop tashmë krahasohet me bosin e Çelsit Roman Abramoviç. Ai është duke ndërtuar edhe një stadium 30 mijë vendësh për ekipin e tij, duke qenë se impianti aktual mban vetëm 5 mijë.
(a.r/balkanweb)