E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis sezoni i koncerteve të muzikës klasike

Kuarteti italian i harqeve “Arkimede” ka çelur në Akademinë e Arteve stinën e dhjetë koncertore ndërkombëtare të koncerteve klasikë. Enzo Ligresti, Korrado Xhenoveze, Gaetano Adorno në violinë dhe Benedetto Munxone në violinçel, luajtën për të pranishmit pjesë nga Moxart, Grig, Shubert.
Ky kuartet është gjithnjë i mirëpritur nëpër festivalet prestigjoze të muzikës klasike në Itali dhe kudo në Europë. Stina koncertore ndërkombëtare në jubileun e saj do të ofrojë për publikun e kryeqytetit si dhe të qendrave të mirënjohura të kulturës shqiptare, si Shkodra, Korça, Elbasani, Durrësi e Fieri një larmi jo vetëm të artistëve pjesëmarrës që do të vijnë nga Italia, Gjermania, Franca, Zvicra, Kroacia, Shqipëria e Hollanda, por edhe të repertoreve që do të ekzekutohet për publikun shqiptar. Disa nga autorët më të mëdhenj klasike Mozart, Schubert, Grieg, Haydn, Shostakovich, Cassadò, Hirschler, Kunc, Bashkim Shehu (kompozitor kroat me origjinë kosovare), do të vijnë të interpretuara nga muzikantë europianë, përmes dy shoqatat kulturore shqiptare, “Syri Blu” dhe “Miqtë e Muzikës” që drejtojnë sezonin koncertor Klasik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›