E Shtunë, 31 Tetor 2026

KOKSH, një projekt për atletikën shqiptare

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka prezantuar sot (e hene) projektin per mbështetjen e strukturave kombetare të atletikës, në bashkëpunim edhe me Federatën Shqiptare të Atletikës (FSHA), që zgjat tre javë (27 nëntor - 16 dhjetor 2006). Zëdhënesja e shtypit e KOKSH-it, Elda Gjoka, tha se në këtë projekt do te angazhohen specialiste të huaj, të cilët do të japin eksperiencën e tyre lidhur me garat e shpejtësisë 100, 200, 400 metra.
Sipas saj, zhvillimi i strukturës kombëtare sportive të atletikës dhe strukturës së trainerëve synon në krijimin i një plani real zhvillimi afatmesëm dhe afatgjate, trainimin e trainerëve nëper klubet e rretheve si dhe përmiresimin e programeve trainuese për sportistët elitare. Projekti, tha ajo, financohet nga Solidariteti Olimpik dhe mbështetet nga Federata Ndërkombetare e Atletikës (IAAF).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›