“Tirana Cup 2006”, koha për të njohur pretendentet

Turneu i minifutbollit "Tirana Cup 2006" luan sot dhe nesër ndeshjet e treta në grupe dhe të enjten do të na krijohet një ide më e qartë për katër skuadrat që do të kenë shansin të vazhdojnë më tej, në gjysmëfinale, dhe të diskutojnë trofeun e kësaj veprimtarie simpatike, që ka bërë të zbresin në fushën e blertë një numër personazhesh të njohura të botës së biznesit dhe financës, por, duke zbuluar një tjetër aspekt të tyre, atë sportiv.
Gjithsesi, në grupin A, kryesuesja AMC, e cila udhëheq me pikë të plota pas dy ndeshjeve të para, do të ketë një provë të vështirë nesër, kur përballë do të ketë ekipin e Raifeissen Bank, e cila mban vendin e katërt në renditje, me 3 pikë. Një fitore e AMC-së në këtë takim thuajse do t'i siguronte kësaj skuadre një vend në gjysmëfinale, pasi dy ndjekëset më të afërt, skuadra e DHL-së dhe ajo e Ministrisë së Financave, ndeshen nesër me njëra-tjetrën. Po për këtë grup, sot luhet ndeshja Western Union-Union Bank, dy skuadra që renditen në dy vendet e fundit.
Ndërsa në grupin B, dita e tretë e ndeshjeve sjell sot superpërballjen midis dy skuadrave që kryesojnë me pikë të plota, 6, Doganës dhe Bankës së Shqipërisë. Fituesja e këtij takim padyshim që do të jetë një nga gjysmëfinalistet e këtij turneu, ndërsa humbëses do t'i duhet të luftojë me ndjekëset BKT dhe Banka Popullore, të cilat ndeshen nesër përkatësisht me ProCredit Bank dhe Stihl & Viking.
Grupi A
1. AMC 2 2 0 0 11-3 6
2. DHL 2 1 0 1 5-3 3
3. Min. e Financave2 1 0 1 6-6 3
4. Raifeissen Bank 2 1 0 1 3-4 3
5. Western Union 2 1 0 1 5-8 3
6. Union Bank 2 0 0 2 4-10 0
Java e parë:
Western Union - Min. e Financave 4-2
AMC - Union Bank 5-2
Raifeissen Bank - DHL 1-0
Java e dytë:
Western Union - AMC 1-6
Min. e Financave - Raifeissen Bank 4-2
Union Bank - DHL 2-5
Java e tretë:
E martë, 28 nëntor 2006:
Western Union - Union Bank
E mërkurë, 29 nëntor 2006:
Ministria e Financave - DHL
AMC - Raifeissen Bank
Grupi B
Renditja
1. Dogana 2 2 0 0 9-5 6
2. Banka e Shqipë. 2 2 0 0 8-5 6
3. BKT 2 1 0 1 8-5 3
4. Banka Popullore 2 1 0 1 5-7 3
5. Stihl & Viking 2 0 0 2 4-9 0
5. ProCredit Bank 2 0 0 2 5-9 0
Java e parë:
Stihl & Viking - Banka e Shqipërisë 3-4
BKT - Banka Popullore 2-3
ProCredit Bank - Dogana 3-4
Java e dytë:
Stihl & Viking - BKT 2-6
Banka e Shqipërisë-ProCredit Bank 4-2
Banka Popullore - Dogana 2-5
Java e tretë:
E martë, 28 nëntor 2006:
Banka e Shqipërisë - Dogana
E mërkurë, 29 nëntor 2006:
Stihl & Viking - Banka Popullore
BKT - ProCredit Bank