Skerdi Curri,kritikeve te tij: “Unë jetoj akoma”

Shënoi golin e fitores në takimin Erzgebirge Aue- SC Paderborn 07, u vlerësua si lojtari më i mirë lojtari më i mirë i takimit të Bundesligës 2 me notën dy. Shqiptari Skerdilkajd Curri ndihet triumfues për golin e tij: "Unë u tregova kritikëve të mi që rrinë në tribunë se unë jetoj akoma". Me supergolin e shënuar, shqiptari 31-vjecar mbylli në mënyrë sensancionale llogaritë me muajin nëntor, gjatë të cilit, Erzgebrige grumbulloi 13 nga 15 pikët e mundshme, dhe tashmë ndodht vetëm me dy pikë më pak se vendi i tretë që mbahet nga MSV Duisburg, vendi i fundit që të con në Bundesliga 1. "Ne duhet të qendrojmë tani me këmbë në tokë", është shprehur Curri për sitin e revistës së njohur "Kicker". Ndeshja e ardhshme e Erzgebirge Aue është ajo kundër Karlsruhes, ekipit që kryeson Bundesliga 2. "Ne do t'u tregojmë atyre, se kush jemi ne", pohon trajneri i Currit, Gerd Shadlich.
(Albania-Sport)