E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të rinjtë e bashkisë në Pediatri

 

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka vizituar pacientët e vegjël në spitalin Pediatrik të QSU. Me nisëm të tij, një grup të rinjsh nga Rrjeti Rinor i Bashkisë do t’i argëtojnë sadopak një ditë në javë, duke ofruar për ta lojërat e munguara për shkak të qëndrimit në spital. “Ashtu siç është praktikë në të gjitha spitalet dinjitoze të botës edhe në këtë spital të Tiranës, ku kushtet janë tmerrësisht të vështira dhe prindërit përpiqen të kalojnë çdo vështirësi, ne dëshirojmë t’ua lehtësojmë sadopak përpjekjet”, u shpreh Rama. Pasi është takuar me disa pacientë të vegjël, kryebashkiakun e kanë ndalur edhe shumë familjarë, duke i shprehur hallet që ata kanë, duke nisur që tek çmimi i lartë i ilaçeve që duhet të blejnë. Grupi i të Rinjve të Rrjetit kanë vizituar të gjitha pavijonet e Pediatrisë, duke i kthyer sadopak gëzimin në sy fëmijëve, që vuajnë sëmundje të ndryshme në këtë spital.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›