KPJ: Populli për koalicion LDK-AAK
Nga Express më 22 dhjetor 2010 në ora 13:33
Klubi për Politikë të Jashtme (KPJ) ka vazhduar me serinë e sondazheve, ndërsa prioriteti i tyre duket të jetë LDK-ja.
Nga 1 mijë e 50 respondentë të pyetur para zgjedhjeve, koalicioni i preferuar i kosovarëve është ai ndërmjet LDK-së dhe AAK-së, shkruan Indeksonline.
Gjatë një konference për shtyp, si e dhënë tjetër e sondazhit është koalicioni që nuk e dëshirojnë kosovarët: PDK - LDK.
Ndërsa qytetarët mendojnë se AKR-ja është subjekti që ka qasje barabartë ndaj të gjitha partive, ndërsa më e afërt shfaqet me LDK-në.
Elektorati i “Vetëvendosjes” preferon që partia të mbetet jashtë qeverisjes, në opozitë.