E Shtunë, 31 Tetor 2026

KPMG: Shqiperia me taksat me te uleta ne rajon

Me nje mesatare prej 10%, Shqiperia zoteron aktualisht nivelin me te ulet taksues nder vendet e tjera te rajonit tone. Ky fakt konfirmohet ne studimin me te fundit te kryer nga kompania e njohur nderkombetare e auditimit, KPMG, sipas te ciles, se bashku me Maqedonine, Bosnje-Hercegovinen dhe Bullgarine, vendi yne mund te thuhet se ka barren me te ulet fiskale ne rajon, por edhe me gjere. Keshtu, ky studim i posacem i cili ka marre ne shqyrtim te dhenat krahasimore te normave te taksimit ne periudhen 2008-2012, konstaton se Shqiperia jo vetem qe nuk ka aplikuar ndonje regjim rrites taksash pergjate saj, por ai qe ajo aplikon eshte nder me te uletit. Po ta krahasojme per shembull me nje vend si Greqia, e cila e gjendur ne nje krize te thelle financiare, rezulton qe ta kete normen mesatare taksuese deri ne 20%. Kujtojme sakaq, se norma mesatare rajonale e ketij treguesi eshte 20.5%, cka tregon se Shqiperia aplikon gati gjysmen e saj. “Norma tatimore e saj eshte 10%”, kane vleresuar ekspertet e KPMG-se saktesisht per Shqiperine. Ndersa nder vendet e botes me nivelin me te larte te kesaj norme, permendin Emiratet e Bashkuara Arabe, deri 55%; Shtetet e Bashkuara te Amerikes 40% apo edhe Japonine, e cila e ka kete norme deri ne nivelin prej 38%. Nga ana tjeter, vendi yne, gjithmone tyre, rezulton qe te kete edhe nje nivel te ulet te tatimit te terthorte (Tatimi mbi Vleren e Shtuar), vetem me 20%, kur ne Greqi ai shkon deri ne 23%, ne Kroaci 25%, Itali 21% dhe ne Hungari deri 27%. Edhe ne kete aspekt, Shqiperia konfirmohet se nuk e ka tejkaluar aspak nivelin e mesatares evropiane per kete lloj tatimi, e cila rezulton te jete gjithashtu 20%. “Shkalla standarde e TVSH-se eshte 20%. Ndersa eshte nje norme te reduktuar te zbatueshme prej 0% per eksportet e mallrave etj,” sqaron me tej studimi i KMPG-se. Duke saktesuar, se per cilat sherbime apo mallra nuk aplikohet aktualisht takse TVSH-je nga autoritetet shqiptare. Si edhe per ato, te cilat pesojne vetem nje takim me nivelin vetem 10% te saj, si per shembull ajo e furnizimit me barna dhe sherbimeve mjekesore te ofruara nga subjektet private ose institucionet publike shendetesore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›