E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama, strategji per te minuar zgjedhjet

Partia Demokratike akuzoi dje kreun socialist, Edi Rama se i eshte kthyer sindromes se vjeter ndaj procesit zgjedhor, se “Po nuk fitova une, zgjedhjet nuk njihen”. Zedhenesja e selise blu, Laura Vorpsi, tha dje se ashtu sikurse para cdo fushate, qofte per zgjedhjet parlamentare, qofte per ato lokale, me te njejten strategji, Rama po tenton te minoje procesin zgjedhor me akuza dhe mospjesemarrje ne vendimmarrjet, qe opozita detyrohet t’i zbatoje me ligj. “Qarja perpara zgjedhjeve, i eshte kthyer ne nje semundje patologjike, te pasherueshme. Sot, sindroma e Rames per mosnjohjen e zgjedhjeve, rendohet akoma me shume per shkak te “kapsllekut” politik, qe po kalon ai vete dhe partia te cilen ai drejton”, - u shpreh Vorpsi. Sipas PD, ky qendrim i Rames lidhet edhe me zhvillimet ne koalicionin e majte dhe largimin e aleateve nga Partia Socialiste. Nje tjeter argument qe PD-ja e lidh me qendrimin e kreut te PS-se, eshte dhe fakti se opozita, sipas saj, do te dale humbese ne zgjedhjet e 23 qershorit. “Sot, kur ndihet me i vetmuar se kurre, kur aleatet po e braktisin me me shpejtesi sesa socialistet ne Keshillat Bashkiake ne te gjithe Shqiperine, kur ka ngelur ne carkun qe ka ngritur vete me mosvotimin e 3 ligjeve dhe kur ka zhgenjyer perfundimisht njehere e pergjithmone cdo shqiptar kudo ku jeton me mosvotimin e ligjeve te integrimit, Rama po kerkon me shume se cdo here tjeter te demtoje zgjedhjet, pasi edhe vete ai eshte i bindur tashme per humbjen e madhe me 23 qershor”, tha zedhenesja e PD-se. Me tej, PD-ja shton se Rama eshte shnderruar ne pengmarresin e cdo procesi zgjedhor dhe te endrrave evropiane te shqiptareve. Sipas PD-se, tashme qytetaret e kane te qarte se cfare perfaqeson kreu i Partise Socialiste. “Shqiptaret, cdo burre, grua, i moshuar apo i ri, jane deshmitar se si paranojat e Kryetarit te Partise Socialiste dhe paburreria e tij per t’u perballur ndershmerisht ne beteja elektorale, e kane shnderruar ate ne goren e vertete te cdo procesi zgjedhor dhe ne pengmarresin me te madh te endrres evropiane te popullit shqiptar”, - u shpreh Vorpsi ne emer te PD-se. Ajo kujtoi se te njejten sjellje, Rama e ka bere si ne zgjedhjet lokale te 2011-tes, ashtu edhe ne ato parlamentare te vitit 2009. Duke shtuar se mjafton kjo sjellje, per te kuptuar papergjegjshmerine e tij politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›