E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i OSBE: Procesi zgjedhor ka nisur mbare

Ambasadori i OSBE-se, Eugen Uollfarth, tha dje se partite politike duhet te deshmojne vullnetin e nevojshem politik te mire per keto zgjedhje. Ndersa tha se procesi i pergatitjeve te zgjedhjeve, nisi mire, bazuar ne Kodin e ri Zgjedhor. Ne nje interviste te dhene per “Deutsche Welle”, diplomati shpreh gjithashtu shqetesimin, se politizimi i punes se administrates zgjedhore, nuk ndihmon aspak per arritjen e ketyre qellimeve. Uollfarth flet edhe per rolin e OSBE ne zgjedhjet e 23 qershorit, si dhe komenton garen paraelektorale.

Zoti Ambasador, cili eshte vleresimi juaj per ecurine e deritanishme te pergatitjeve per zgjedhjet parlamentare te 23 Qershorit?

Une e shoh si nje proces pergatitjesh qe filloi mire per zgjedhjet e vitit 2013, bazuar ne Kodin e ri Zgjedhor. Megjithate, ky proces ka nevoje te vazhdueshme per vullnet te mire politik. Zhvillim pozitiv ishte perfundimi i reformes zgjedhore nga Kuvendi i Shqiperise ne korrik 2012, njembedhjete muaj para zgjedhjeve parlamentare te 23 Qershorit 2013. Komisioni i ri Qendror i Zgjedhjeve, e mori detyren ne mes te muajit tetor dhe, qe atehere, ka qene i ngarkuar me miratimin e akteve ne kuadrin e pergatitjeve te zgjedhjeve, si per shembull, specifikimi i materialeve zgjedhore ose strategjia e trajnimit per komisionet zgjedhore. Nje pune shume e rendesishme mbetet per t’u bere me tej, por une besoj se KQZ-ja e ka potencialin e plote profesional per t’i pergatitur zgjedhjet ne menyren dhe ne kohen e duhur e t’i zhvilloje ato ne perputhje me standardet nderkombetare. Megjithate, kemi pare edhe disa dallge lidhur me ceshtjet teknike, me sa duket te futura nga jashte KQZ-se, duke mos lejuar nje lundrim me te qete drejt nje vendimmarrjeje ne kohen e duhur. Do te doja te ritheksoja thirrjen time drejtuar te gjitha paleve per te deshmuar vullnetin e nevojshem politik te mire per keto zgjedhje.

Cili eshte dhe do te jete angazhimi konkret i Prezences se OSBE-se per keto zgjedhje?

Prezenca e OSBE-se ofroi keshillim dhe ndihmoi ne dhenien e ekspertizes se OSBE/ODIHR-it per Kuvendin, gjate procesit te reformes zgjedhore. Nderkohe qe ndjekim nga afer zhvillimet e lidhura me zgjedhjet, ne i kemi ofruar dhe do te vazhdojme t’i ofrojme asistence KQZ-se, per te forcuar kapacitetet e saj profesionale dhe teknike per nje performance me te mire ne zgjedhjet e ardhshme. Kjo eshte pjese e mandatit tone. Gjithashtu, ne javet qe vijne, Prezenca do te ndihmoje OSBE/ODIHR-in ne pergatitjen e nje Misioni te suksesshem dhe eficent te OSBE-se per Vezhgimin e Zgjedhjeve. Qeveria shqiptare ka derguar nje ftese per kete ne vitin 2012. Nga ana e OSBE-se, pervec ODIHR-it presim edhe perfaqesues ne nivel deputetesh aktive te Asamblese Parlamentare te OSBE-se.

Ka nje perceptim ne media dhe ne nje pjese te opinionit, se situata politike paraelektorale eshte tejet e tensionuar. A ndani dhe ju kete ndjesi, apo e shikoni gjithcka brenda frymes se konkurrences partiake?

Kjo nuk eshte dicka e re ne Shqiperi. Nje gje e tille ka qene e dukshme gjate gjithe muajve te fundit. Une do te thosha se po shohim krijimin e nje fushate zgjedhore konkurruese. Ketu nuk ka asgje te pazakonte apo te papritur. Une e permenda kete qe ne raportin tim te fundit vjetor, qe mbajta para shteteve pjesemarrese te OSBE-se ne shtator 2012. Jo kujtdo i erdhi mire ta degjonte, por nuk jane bere perpjekje te mjaftueshme per te vertetuar se e kisha gabim. Ju lutem, kuptomeni drejt: eshte normale dhe e nevojshme te kete konkurrence politike. Megjithate, secila pale duhet ta shpenzoje pjesen me te madhe te energjive per te prezantuar idete e saj, per te terhequr zgjedhesit duke u bazuar ne permbajtjen dhe programin e saj per legjislaturen e ardhshme. E prapeseprape, ne jemi deshmitare te faktit, se fokusi vihet mbi detaje teknike dhe se vemendja e publikut shmanget nga nevojat e vendit. Keto nevoja, une i pershkruaj si ecje perpara ne axhenden kombetare te reformave, ecje perpara drejt integrimit evropian. Politizimi i punes se administrates zgjedhore nuk ndihmon aspak per arritjen e ketyre qellimeve. Administrata zgjedhore, duke filluar nga KQZ-ja, eshte ngritur per te zbatuar legjislacionin dhe procedurat perkatese, ne kohen e duhur dhe ne menyre te paanshme, per te garantuar qe zgjedhesit te kene mundesi qe te shprehin ne menyre te lire dhe te ndershme vullnetin e tyre ne Diten e Zgjedhjeve. Ajo nuk eshte ngritur si nje platforme spektakli politik per te zhvendosur vemendjen.

Nga tribunat politike, ka se fundmi edhe shume retorike per te ngritur dhe trajtuar me mbeshtetesit ne terren, ceshtje te natyres nacionaliste qe arrin deri te rishikimi i marredhenieve me fqinjet. Si i komentoni ju, z. Ambasador, keto zhvillime?

Shqiperia, gjate pjeses me te madhe te dy dhjetevjecareve te fundit, ka luajtur nje rol konstruktiv dhe stabilizues ne rajon. Retorika e koheve te fundit e disa udheheqesve politike, nuk eshte ne perputhje me kete tradite. Kjo shkon ne dem te nje imazhi te permiresuar te Shqiperise, i cili nevojitet aq shume per zhvillimin ekonomik e social dhe integrimin. Une do t’i nxisja udheheqesit politike, qe te perqendrohen ne axhenden e reformave. Se fundmi, ka pasur arritje te rendesishme. Ka pasur hapa te perbashket. Eshte ecur perpara. Kjo eshte konstruktive. Duhet te kete me shume sjellje te tille konstruktive.

Per dy-vjetorin e 21 janarit 2011, ju, ne emer te Prezences se OSBE-se, mbajtet nje qendrim publik me nota kritike per mos zbardhjen ende te kesaj ngjarjeje tragjike, ku humben jeten 4 vete dhe shume te tjere mbeten te lenduar. Sipas pikepamjes tuaj, pse ka kete performance nga drejtesia per dosjen e 21 Janarit?

Zbardhja e plote e ngjarjeve te 21 Janarit 2011, meriton perpjekjet me te medha. Nje drejtesi e mire dhe funksionale duhet te marre parasysh edhe afatet kohore. Dhenia e nje gjykimi bindes dhe ne kohen e duhur, si rrjedhoje e nje procedure ne perputhje te plote me ligjin, eshte synimi qe duhet arritur. Eshte e rendesishme te shohesh qe procedurat gjyqesore kane kaluar se fundmi, ne nje faze me dinamike. Une e mirepres kete. Intervistoi: Arben Muka

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›