E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Jo politike konfliktuale, te perqendrohemi te ekonomia

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ka deklaruar dje nga qyteti i Fierit, se klasa politike duhet te shfrytezoje mundesine per te votuar tre ligjet para zgjedhjeve. “LSI-ja ka bere thirrje dhe une perseri sot, ketu, duke pasur ne konsiderate, se diten e hene vjen ne Tirane komisioneri per Zgjerimin i Komisionit Evropian, i ftojme te gjitha forcat politike qe te degjojne dhe te respektojne aspiraten e qytetareve shqiptare, pertej bindjeve politike qe Shqiperia ta marre statusin e vendit kandidat qe reputacioni dhe besueshmeria e vendit te rritet kudo, por edhe per Shqiperine dhe Fierin”, tha dje Meta. Ne takimin me anetaret dhe simpatizantet e LSI-se ne rajonin Numer 1 te qytetit te Fierit, Meta u shpreh se marrja e statusit, do te hape mundesi me te madhe per te permiresuar jeten e qytetareve. Ai shtoi se forcat politike, duhet te shohin mundesine e zhvillimit te vendit dhe krijimit te vendeve te reja te punes dhe jo konflikteve. “Le t’i themi jo politikes konfliktuale, le t’i themi jo sherreve te se kaluares, le t’i themi jo betejes se monumenteve, le te kujdesemi per te rinjte, le te kujdesemi me shume per te moshuarit, te perqendrohemi tek zhvillimi i ekonomise, tek hapja e vendeve te reja te punes, te ndermarrim nisma te cilat krijojne mundesine, qe cdo qytetar i Fierit dhe i gjithe Shqiperise, te ece me shpejt ne rrugen e begatise, ne rrugen e nderimit te nje te ardhmeje te sigurt ne Shqiperi”, u shpreh kreu i LSI-se. Duke folur per rolin e LSI-se, Meta u shpreh se kjo force politike, do te sjelle gjithmone kontribute pozitive ne vend. “LSI nuk i sherben konflikteve politike, por perkundrazi, kerkon te ndertoje ura bashkepunimi, sepse vetem permes bashkepunimit, ndarjes se pergjegjesive, ne do te plotesojme aspiratat dhe kerkesat tuaja per nje jete me te mire”, u shpreh dje kreu i LSI-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›