KPMM me bord të ri
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të shtunën, ka miratuar propozimin e ministres se Energjisë dhe të Minierave, Justina Pula-Shiroka, për emërimin e anëtarëve të rinj të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).
Anëtarë të rinj të këtij bordi janë emëruar Ahmet Tmava, Xhevdet Kastrati, Ibush Jonuzi dhe Shaip Latifi.
“Të gjithë këta kandidatë janë ekspertë dhe disa prej tyre kanë punuar edhe në komision”, ka thënë Shiroka.
Ndërkaq, anëtarëve të vjetër të Bordit, sipas saj, u ka skaduar mandati. Gjithashtu, ajo ka shtuar se ky bord duhet të funksionojë dhe të jetë shumë seriozë, sa i përket dhënies dhe vazhdimit të licencave të kompanive në funksion.