E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza godet të ardhurat, 30 miliardë lekë më pak

Parashikimi

Kriza ekonomike ka goditur disa sektorë të vendit, duke tronditur Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), që për 2009-n, parashikohet të jetë në nivelet më të ulëta. Bazuar në reduktimin e rritjes ekonomike në 3 për qind, Ministria e Financave parashikon një rënie të ardhurash me 30 miliardë lekë (nga 360 miliardë miratuar në buxhetin 2010, në 330 miliardë sipas planit të ri). Megjithatë, ekspertët e Ministrisë së Financave paraqiten sërish optimistë. “Sërish ky parashikim i të ardhurave konsiderohet optimist dhe i ekspozuar ndaj një shkalle të lartë pasigurie”, vlerëson ministria. Duke i ndarë në sektorë, gjatë këtij viti nga tatimet dhe doganat do të kemi rreth 14 miliardë lekë më pak të ardhura, nga pushteti lokal afro 6 miliardë lekë, kurse në total të ardhurat tatimore do të jenë gati 26 miliardë lekë. Megjithatë, duke u nisur nga skenari i ministrisë, pavarësisht parashikimit me ulje, në krahasim me vitin që lamë pas, në 2010-n, do të kemi të paktën 30 miliardë lekë më shumë.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›