KQZ: 15 mijë të vdekur në listat e votuesve në Kosovë!
PRISHTINË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot, ka shqyrtuar raportin e Grupit Punues të KQZ-së, lidhur me strategjinë për përmirësimin e listës së votuesve.
Grupi i punës i ngritur në kuadër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka indentifikuar dhe ka fshirë nga lista e votuesve dhe regjistri civil i Republikës së Kosovës rreth 15 mijë persona të vdekur, raporton Kosovapress.
Ndërkohë gjatë punës së tij grupi i punës së KQZ-së ka identifikuar rreth 60 mijë votues me kode të gabuara, të cilët janë përmirësuar, dhe në të njëjtën kohë ka identifikuar dhe fshirë nga listat rreth 10 mijë persona të cilat kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.
Grupi Punues gjithashtu ka identifikuar numrin e gjithë qytetarëve të cilët janë pajisur me letërnjoftim të Republikës së Kosovës. Ky numër është 1.2 milionë, ndërsa rreth 450 mijë zotërojnë ende letërnjoftim të UNMIK-ut, 63 mijë nga të cilat janë të vlefshmë në bazë të afatit kohor.
Florian Dushi, i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëkohësisht kryesues i Grupit Punues të KQZ-së, e ka vlerësuar ‘pastrimin’ e një nga sfidat më të vështira të punës së këtij grupi.
(el.me/BalkanWeb)