E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, 200 milionë lekë për 135 mijë kode të reja sigurie

09-01-2013 / Gazeta 55

Miratohet modeli dhe sasia e kutive të materialeve zgjedhore


KQZ miratoi me konsensus projektvendimin që përcakton modelin dhe s asinë e kutive të materialeve zgjedhore që do të përdoren në zgjedhjet e 23 qershorit. Akti i propozuar nga administrata e KQZ-së parashikon që në zgjedhjet e ardhshme modeli i kutive të materialeve zgjedhore të jetë i unifikuar për të gjitha qendrat e votimit dhe i njëjtë me atë të përdorur që nga viti 2005.  Sa i takon sasisë së tyre, aktualisht, KQZ disponon 3 mijë kuti të tilla, që rezultojnë të pamjaftueshme, ndaj dhe propozohet blerja e 3 mijë kutive të tjera, të nevojshme për procesin. Sipas kodit zgjedhor KQZ dërgon në selitë e KZAZ-ve, jo më vonë se tre ditë para datës së zgjedhjeve, materialet zgjedhore të ndara në kuti të veçanta për çdo qendër votimi. Këto kuti duhet të jenë të sigurta dhe të mbyllura me kode sigurie. Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme KQZ po shqyrton dhe disa projektvendime të tjera, si ai për bojën matrikuluese, për modelin e kutisë së votimit etj. Gjithashtu KQZ do të shpenzojë këtë vit 139 mijë euro për të blerë vetëm kodet e reja të sigurisë. Me kërkesë të Partisë Socialiste u vendos që ky element sigurie, që vendoset në kutitë e votimit dhe materialeve zgjedhore, të riblihet, ndonëse pjesa më e madhe e tij sigurohej nga rezervat e papërdorura në vite.  Sipas llogarive, një kod kushton 144 lekë dhe duhen minimalisht 18 të tillë për çdo qendër votimi. Numri i qendrave të votimin në gjithë vendin është 5300. Kësaj shifre i shtohet dhe vlera prej 40 mijë eurove që do të kushtojnë kodet rezervë të sigurisë. Çështja ngjalli debat për koston e lartë, por në fund u arrit konsensusi. Kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi u shpreh se “Ai 600 mijë euro do përdoret për shumë zgjedhje. Ne do të shpenzojmë 40 mijë euro plus, ato që kemi do ti hedhim në plehra. Vitin tjetër apo kur të kemi zgjedhje të tjera, prapë këto do ti hedhim në plehra, sepse këto mund të përdoren, mund të mos përdoren, të gjithë e dimë, se duhen blerë të tëra”. Po me konsensus u vendos të blihen dhe 3000 kuti të reja të materialeve zgjedhore për të cilat do të hapet tenderi. Ndërsa boja matrikulluese, për të cilën anëtarët e KQZ-së u përplasën gjatë, për shkak të kritereve të rezistencës së saj, u vendos të jetë e njëjtë me atë të përdorur në zgjedhjet e 2011-ës.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›