Përdhunojnë kushërirën 17-vjeçare, arrestohen
Autori i Lajmit: red.
Një vajzë 17-vjeçare ka mbetur shtatzënë dhe policia ka identifikuar si autorë të abuzimit seksual dhe incestit, dy kushërinj të afërt të saj. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë u zbulua në Plangaricë, fshat i komunës Gracen, rreth 30 kilometra larg qytetit Elbasan. Edmond Çullhaj, lindur më 27 shkurt 1993, dhe vëllai i tij, Bukurosh Çullhaj, i datëlindjes 07 maj 1990, akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e xhaxhait, 17-vjeçaren N. C. Sipas të njëjtave burime, krimi i përdhunimit në grup ka ndodhur rreth gjashtë muaj më parë në fshatin Plangaricë. Kur ndodhi përdhunimi, nga frika, e mitura nuk tregoi për dy djemtë e xhaxhallarëve që abuzuan me të seksualisht, por ka mësuar vetëm para pak javësh se kishte mbetur shtatzënë. Gjatë kësaj kohe, as familjarët nuk kanë kuptuar gjë rreth shtatzënisë, duke besuar se kishin të bënin vetëm me një shëndoshje. “Në lidhje me denoncimin që bënë prindërit e vajzës, ne vendosëm të shpallin kërkesën për arrestimin në flagrancë të dy vëllezërve të dyshuar për përdhunim dhe incest me pasojë shtatzëninë”, - detajoi policia. Ajo tha se një prej vëllezërve do të lihet i lirë nën ndjekje penale, për shkak të moshës, kurse tjetri do t i nënshtrohet vlerësimit në mungesë të masës së sigurisë, ndërsa po bëhen përpjekje për arrestimin e tij.
Ky lajm është publikuar: 19/02/2009