E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhi shtëpi në Gjirokastër, pranga 25-vjeçares

Autori i Lajmit: red.
Kishte vjedhur 2.3 milionë lekë në një shtëpi në Gjirokastër dhe jetonte e fshehur në një shtëpi me qira në Laç. Burime nga policia bëjnë të ditur se e dyshuara Rolanda Daja, 25-vjeçare, lindur në Tropojë dhe banuese në Kodër Kamëz u vu në pranga. Sipas policisë, ajo u ndalua nën akuzën “Arrest me burg”, pasi 2 vjet më parë, në bashkëpunim me Saleo Stojanin (endacak) dhe Hysmet Dajën (bashkëshortin), kanë vjedhur banesën e shtetasit I.B, me banim në Gjirokastër ku kanë marrë një shumë lekësh prej 2.300.000 lekësh. Kapja e kësaj shtetaseje u bë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me forcat e Policisë së Kurbinit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Vjedhjes, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Ky lajm është publikuar: 19/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›