Pranga 47-vjeçarit, do të hidhte në treg 1000 euro falsë
Autori i Lajmit: red.
Përfundon në qeli një 47-vjeçar nga Shkodra, pasi iu gjetën 1000 euro falsë. Specialistët e Sektorit të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit kanë arrestuar në flagrancë një 47-vjeçar duke vënë në qarkullim 1000 euro të falsifikuar. Burime nga policia bënë të ditur se Mark Bashota, 47 vjeç, lindur në fshatin Qerret dhe banues në fshatin Bardhaj të rrethit Shkodër, u arrestua dje paradite në lagjen “Vojo Kushi” të qytetit të Shkodrës, nga specialistët e Sektorit të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit. Në momentin e arrestimit iu gjetën 10 kartëmonedha të prerjes 100 euro të falsifikuara. Materialet në ngarkim të shtetasit Mark Bashota i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Vënies në qarkullim të kartëmonedhave të falsifikuara”.
Ky lajm është publikuar: 19/02/2009