E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ Dalje me e ulte ne rivotime

Prishtine 10 janar - Komisioni Qendror Zgjedhor ka bere te ditur rezultatin preliminar te perqindjes se daljes se votuesve ne rivotim ne pese komuna te Kosoves. Nga shifrat e prezantuara sot ne mengjes shihet se dje ka pasur nje pjesemarrje me te vogel te zgjedhesve se sa para kater javeve perkatesisht me 12 dhjetor.

Zyrtaret e KQZ-se thane se votat jane ende duke u numeruar por kane shprehur besimin se te henen ne mbremje do te mund te dalin me rezultate preliminare.

Dalja e votuesve sipas komunave eshte ne Decan kemi gjithsej 12.881 votues apo 34. 59 per qind ne Drenas 27 mije e 377 votues apo 58.68 per qind ne Lipjan ne nje qender te votimit kane votuar 1 256 votues apo 53.31 per qind ne Skenderaj 30 mije e 379 votues apo gjithsej 61.60 per qind dhe ne Malisheve ne nje qender votimi kane votuar

1 120 votues apo 36.36 per qind ka thene kryetarja e KQZ-se Valdete Daka.

NOA/Koha

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›