E Diel, 1 Nëntor 2026

Rivotim në KosovëFeith: Nuk do tëtolerohen mashtrimet

PRISHTINË- Përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Piter Feith ka vizituar të dielën qendrën e votimit në shkollën fillore “Rasim Kiqina” në Drenas, ku ka dhënë porosinë se procesi zgjedhor duhet të përmbyllet mirë, sepse kësaj radhe nuk do të tolerohen mashtrimet dhe parregullsitë.

Gjatë vizitave që i ka bërë bëra në disa qendra të votimit, Feith nuk ka parë ndonjë parregullsi, ai nuk është ngutur të japë vlerësimet e tij për gjithë procesin para se të përmbyllen votimet.

“Unë e vizitova këtë qendër të votimit dhe kam vizituar edhe në komuna tjera. Gjërat po shkojnë mjaft mirë, atmosfera është pozitive dhe punët po shkojnë në rregull. Megjithatë dita është shumë e gjatë, kështu që ne do të përmbahemi nga gjykimet sa i përket cilësisë së votimeve deri në rezultatet e fundit që do t’i marrim. Unë jam siguruar që të ketë numër të mjaftueshëm të vëzhguesve dhe mediave, në mënyrë që mos të ketë parregullsi tjera në këto komuna”, ka thënë Feith.

Ai, porosia se nuk do të tolerohet ndonjë parregullsi ose mashtrim në qendrat e votimit. Feith i ka lavdëruar institucionet e Kosovës dhe KQZ-në për përgatitjet e mira, ndërsa shprehu qëndrimin e tij se pret që të respektohet vendimi i gjykatës dhe të merret një vendim edhe për Mitrovicën.
(m.a/express/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›