E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokracia në Veprim:Shumë parregullsi nëzgjedhje

PRISHTINE- Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” që është duke vëzhguar procesin e rivotimit në komunat e Skenderajt, Drenasit, Deçanit dhe në dy qendrat e votimeve në Malishevë e Lipjan, përmes një konference për media ka bërë të ditur daljen në votime deri në orën 16:00.

Sipas përfaqësuesit të këtij koalicioni Gazmend Agaj, dalja në votime deri në orën 16:00 ka qenë si vijon: Skenderaj 50.22 %, Drenas 42.27 %, Deçan 27.51 %, Lipjan 46.43 % dhe Malisheve 29. 28 %.

Vëzhguesit e “Demokracisë në Veprim” kanë evidentuar një numër të madh parregullsish, nga të cilët janë përmendur asistimi për të votuar më shumë se një person, janë evidentuar raste të votimeve të dyfishta, në orët e vona ka filluar edhe problemi i mungesës së energjisë elektrike, ka pasur raste kur votimi është bërë pa dokumente evidentuese, ka pasur prezencë të personave të paautorizuar etj.

Demokracia në Veprim u ka bërë thirrje komisionerëve, partive politike dhe simpatizuesve të tyre që proceset përmbyllëse dhe të numërimit të shkojnë në mënyrë të rregullt.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›