Dell: Votimi sotmë mirë se në12 dhjetor
PRISHTINE- Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Christopher Dell ka marr pjesë për së afërmi në zgjedhjet e ripërsëritura, ndërsa procesin e votimit e ka vlerësuar më mirë se sa më 12 dhjetor.
“Aq sa kam pasur mundësi të shoh, procesi deri më tani ka kaluar shumë në rregull. Këtë herë organizimi është bërë më mirë dhe vërehet kontrolli më i madh nëpër qendrat e votimit. Padyshim se edhe krahasuar me herën e kaluar, rivotimi është më i rregullt”, ka thënë Dell, ndërsa ka vizituar së bashku me përfaqësuesin e Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Pieter Feith qendrën e votimit në shkollën fillore “Rasim Kiqina” në Drenas.
Feith ka dhënë porosinë se procesi zgjedhor duhet të përmbyllet mirë, sepse kësaj radhe nuk do të tolerohen mashtrimet dhe parregullsitë. Gjatë vizitave që i ka bërë në disa qendra të votimit, Feith ka thënë se nuk ka parë ndonjë parregullsi.
(m.a/tg/BalkanWeb)