E Diel, 1 Nëntor 2026

Raundi i dytëi zgjedhjeve, KQZ:Pa incidente serioze

PRISHTINË- Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës, gjatë një konference për mediat rreth orës 17:00 bën me dije rezultatet paraprake të raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë, pas parregullsive në disa komuna.
Sipas kryetares së KQZ-së Valdete Daka nuk flitet për incidente serioze.
“Në Drenas kanë votuar 44.38 % e zgjedhësve, në Malishevë kanë votuar 30.55 % e tyre,. Në Lipjan pjesmarrja është 45.76 %, në Skënderaj 41.19 %, ndërsa në Decan morën pjesë 27.38 % e zgjedhësve”, tha kryetarja Daka, duke nënvizuar se këto të dhëna janë mbledhur deri në orën 16:00.

Në bazë të këtyre të dhënave del se ka rënie të masivitetit të votuesve krahasuar me zgjedhjet e 12 dhjetorit, në të gjitha komunat. Rënie e madhe vërehet në Deçan dhe Skenderaj.

Edhe pse KQZ-nuk foli për incidente serioze, më herët partitë politke kanë shkëmbyer akuza të ndërsjellta për prishje të procesit zgjedhor.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›