E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ: Data 6 maj afati i fundit për listën shumë emërore të kandidatëve

TIRANE-Kryetarja e KQZ, Lefterie Lleshi në nisje të mbledhjes së KQZ njoftoi se data 6 maj do jetë afati i fundit për listën shumë emërore të kandidatëve të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

“Data 6 maj afati i fundit për listën shumë emërore të kandidatëve. Ligjërisht është datat 4 maj, por i bie ditë e shtunë”, tha Lleshi.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme pritet të miratojë projekt-vendimin për ngritjen e disa qëndrave të votimit në ambientet private. Më herët, KQZ miratoi ngritjen e qendrave të votimit (QV) në ndërtesa private në tre qarqe: Fier, Gjirokastër dhe Vlorë.Akti i propozuar nga administrata zgjedhore parashikon që në total në këto tre qarqe të ngrihen 104 QV në ndërtesa private, 73 prej të cilave kanë qënë në të njëjtat objekte private; 9 QV kanë qenë në objekte private, por për këto zgjedhje është propozuar të vendosen në objekte të tjera private; ndërsa 22 qendrat e tjera propozohen të vendosen në ndërtesa private për herë të parë. 

Nga informacionet e ardhura nga kryetarët e njësive vendore rezulton se në qarkun Fier janë propozuar për t'u ngritur 70 QV në ndërtesa private; në qarkun e Vlorës 29 QV; ndërsa në qarkun e Gjirokastrës 5 qendra votimi në ndërtesa private. 

Gjithasht, në rendin e ditës së sotme, është përfshirtë edhe shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e Vëzhguesve të Qendrës “Polit On”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 23 Qershor 2013”.Sikurse në mbledhjet e mëparshme, edhe sot KQZ do të zhvillojë mbledhjen me katër anëtarë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›