E Diel, 1 Nëntor 2026

AK protestë më 1 Maj kundër Berishës, Spahiu: Dje fosilet iu bashkuan 'rilindjes së kufomave'

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi u bën thirrje shqiptarëve për të protestuar në 1 Maj kundër kryeministrit Berisha. Gjatë një deklarate për mediat, kreu i kuqezinjve Kreshnik Spahiu njofton se protesta do të zhvillohet nesër në orën 11:00 në sheshin ‘Skënderbej’. Spahiu nuk ka lënë pa sulmuar kreun e PD-së Sali Berisha dhe atë të PS-së Edi Rama duke theksuar se ato nuk e pengojnë bashkimin kombëtar. 

“Jam këtu sot, përpara opinionit publik për t’i bërë thirrje qytetarëve të Tiranës për t’u bashkuar nesër në 1 Maj në protestën kundër regjimit të shtetasit Berisha i cili duhet të përgjigjet për krimet që ka kryer në 23 vitet e fundit. Aleanca Kuqezi i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të bëhen pjesë e kësaj proteste nesër ora 11.00 dhe të gjithë sëbashku të marshojmë drejt bunkerit të mafies shqiptare në emër të të papunëve dhe rinisë shqiptare. 1 Maji nuk mund të jetë më një ditë feste ku populli “argëtohet” si në 23 vitet e fundit nën qeverisjen e demokratëve dhe socialistëve. Por 1 Maji duhet të jetë një ditë proteste ashtu sic ndodh tek të gjithë kombet e tjerë dhe popujt që kërkojnë liri. Aleanca KuqeZi vazhdon nesër, në 1 Maj, maratonën e protestave për përmbysjen e shetasit Berisha dhe partisë së tij nga pushteti. Edi Rama nuk mund ta shpëtojë Berishën nga arrestimi. Koha dhe shoqëria kërkojnë ndëshkim dhe drejtësi. Shtetasi Berisha dhe Rama nuk mund të mbajnë njëri-tjëtyrin përjetë në politikë dhe nuk mund të pengojnë bashkimin kombëtar për të gjithë shqiptarët", tha Spahiu.

Kreu i AK-së ka komentuar edhe largimin e 11 sekretarëve politikë dhe të 6 sekretariateve të partisë. 

"Dje rilindjes së kufomave iu bashkuan edhe katër fosile. Ato ishin shushunjat që i ishin ngjitur Aleancës Kuqezi. Ndërsa nesër në shesh do të jene mijra dhe ata do të jenë gjaku I ri në shqipëri për të sjellë një qeverisje KuqeZi”.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›