E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Edhe firmat shqiptare në tender

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve reagoi dje pas letrës së Partisë Socialiste dërguar këtij institucioni, ku kërkohej që prodhimi i fletëve të votimit të bëhet jashtë shtetit. Zëdhënësi Leonard Olli tha se KQZ po ndjek procedurat e tenderit të hapur e si e tillë në të mund të marrin pjesë shumë kompani. "KQZ ndjek zhvillimin e tenderit të hapur dhe në të mund të marrin pjesë shumë kompani", u shpreh zëdhënësi i KQZ-së. Në fillim të punës së KQZ-së u miratua modeli i fletës së votimit, duke iu referuar neneve 97 dhe 98 të Kodit Zgjedhor dhe ka përcaktuar disa specifikime teknike në lidhjen me llojin e letrës, dimensionet e fletës së votimit, llojin dhe trashësinë e germave, numrin serial të fletës dhe elementet që do të figurojnë në fletën e votimit. Mbetet vetëm që KQZ të ketë listën e plotë të partive që do jenë në garë, koalicioneve, kandidatëve të partive dhe atyre të pavarur që të nisë prodhimi, menjëherë pasi të shpallet firma fituese.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›