Pasuria, zyrtarët që do hetohen
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive do të kalojë në "sitën e dendur" deklaratat e pasurisë së 166 zyrtarëve të lartë. Sakaq, 27 të tjerë u gjobitën dje nga ky institucion, për shkak të vonesave në detyrimin për deklarimin e pasurisë, siç e parashikon ligji. Përmes një shorti, ILDKP përzgjodhi mes mijëra zyrtarëve 166 persona që do i nënshtrohen verifikimit të detajuar të deklarimit të pasurisë që disponojnë. Paraprakisht, ILDKP-ja ka bërë verifikimin e deklaratës së pasurisë së të gjithë zyrtarëve, duke kaluar në fazën e dytë atë të verifikimit më të hollësishëm. Për këtë, duke organizuar një short, ILDKP përzgjodhi 4 për qind të subjekteve deklarues nga 4142 zyrtarët që kanë bërë deklarimin. Procedura e shortit këtë vit mbarte në vetvete një risi, pasi përzgjedhja e subjekteve në short u krye nga vetë qytetarët, të cilët kishin mundësi të tërhiqnin mbi katër mijë zarfe me numra, të cilët u korrespondonin të gjithë zyrtarëve që janë subjekte deklarues në ILDKP. Mes 166 subjekteve janë emra të njohur si politikanë, gjyqtarë etj. Shorti për hetim të hollësishëm përzgjodhi katër deputetë të Kuvendit të Shqipërisë: Erjon Braçen, Rajmonda Stefën, Arben Isarajn dhe Vangjel Dulen. Njëkohësisht në këtë listë rezulton të jetë këshilltarja e Kryeministrit, Suzana Guxholli, zyrtari i Ministrisë së Transporteve, Marin Biçoku, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Adreatik Mema, anëtari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Fatmir Toçi, drejtoresha e ATSH-së, Antoneta Malja, ambasadori i vendit tonë në Argjentinë, Rezar Bregu etj. Sakaq, 27 subjektet që nuk kanë respektuar afatin për deklarimin e pasurisë janë gjobitur nga ILDKP-ja me një shumë që varion nga 200-250 mijë lekë të vjetra. Këta zyrtarë, në pjesën më të madhe janë drejtues lokalë të zonave më periferike të Shqipërisë, ndërkohë që të gjithë zyrtarët e lartë dhe të mesëm të nivelit drejtues e kanë respektuar afatin ligjor.
Deklarimi i interesave private ka pasur edhe një veçori specifike këtë vit, pasi për herë të parë zyrtarët kanë pasur detyrim për plotësimin e një formulari të veçantë me gjeneralitetet e personave të lidhur, që janë fëmijët madhorë, si edhe prindërit e zyrtarit dhe bashkëshortit ose bashkëshortes. Në fjalën para të pranishmëve, me rastin e aktivitetit të quajtur "ILDKP me dyer të hapura", inspektori i Përgjithshëm i ILDKP, Adriatik Llalla, e cilësoi aktivitetin si mënyrën më të mirë "për të shndërruar urat aktuale të bashkëpunimit ndërmjet institucionit nga njëra anë dhe publikut të gjerë, medias e shoqërisë civile nga ana tjetër, në struktura solide, mbi të cilat duhet të kalojë kushdo që merr mandatin nga populli dhe e përfaqëson atë në të gjitha nivelet e qeverisjes qendrore e vendore". Llalla vlerësoi transparencën e inspektoratit për qytetarët e thjeshtë, gazetarët apo përfaqësuesit e shoqërisë civile, si dhe funksionin dhe rolin e ILDKP-së në luftën kundër korrupsionit dhe në forcimin e shtetit ligjor".
Disa prej zyrtarëve që do kalojnë në hetim të hollësishëm
Vangjel Dule Deputet
Raimonda Stefa Deputete
Erjon Braçe Deputet
Sokol Stojani Prokuror
Erla Mëhilli Zëdhënëse e MPPTT
Suzana Guxholli Këshilltare në Kryeministri
Arben Isaraj Deputet
Marin Biçoku Drejtor i Politikave në MPPTT
Fatmir Toçi Anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH
Antoneta Malja Drejtoreshë e ATSH
Shemsi Premçi Komisariati i Qarkut Fier
Adreatik Mema Sekretar i Përgjithshëm i M. Mbrojtjes
Rezar Bregu Ambasador në Argjentinë
Fiqiri Ismaili Kryetar Bashkie
Ilia Seferi Kryetar Bashkie
Ilir Kurti Kryeinspektor në M. Ekonomisë
Doris Andoni Drejtor i Strehimit në MPTT
Pranvera Kastrati Drejtor drejtorie në M. Ekonomisë
Harris Murana Drejtor drejtorie i M. Shëndetësisë
Mujë Buçpapaj Drejtor i qendrës në MTKRS
Merita Petushi Sekretari i Përgjithshëm i M. Bujqësisë
Esheref Shehu Konsull i Përgjithshëm MPJ
Helidon Bushati Drejtor drejtorie i M. Ekonomisë
Irfan Tarelli Drejtor drejtorie i M. Bujqësisë
Elfrida Zefi Prefekte, Prefektura Korçë
Rezar Veseli Jurist në Këshillin e Ministrave
Kasëm Berberi Prokuror, Prokuroria e Përgjithshme
Sokol Sheti Drejtor drejtorie i M. Brendshme
Saimir Boshnjaku Drejtor Policie, Tiranë
Gavrosh Zela Drejtor Vlerësimi në M. Mjedisit
Zyrtarët e gjobitur për deklarim jashtë afatit
Gjergj Ivanaj AKKP
Ismet Peca D.P. Tatimeve
Hilmi Rama D.P. Tatimeve
Jak Përpali D.P. Tatimeve
Gëzim Ukperaj D.P. Tatimeve
Shpend Goci D.P. Tatimeve
Elton Kaço D.P. Tatimeve
Hajdar Muçollari D.P. Tatimeve
Shpëtim Guxholli D.P. Tatimeve
Xhevat Hoxha Drej. Trajt. të Stud.
Nevruz Shehu Drej. Trajt. të Stud.
Hamza Lleshi Kryetar, Komuna Kastriot
Ramazan Kaza Kryetar, Komuna Sllovë
Hakik Gjokola Kryetar, Komuna Lurë
Agim Xhaja Kryetar, Komuna Perparim
Ardian Zeneli Kryetar, Komuna Stravaj
Neki Arapi Kryetar, Komuna Karbunarë
Pajtim Gllava Kryetar, Komuna Ruzhdie
Roshi Tollozhina Kryetar, Komuna Buçimas
Feriz Hoxha Kryetar, Komuna Bytyç
Rrok Rroku Kryetar, Komuna Dajç
Andi Marku Kryetar, Komuna Kolsh
Viktor Tushaj Kryetar, Bashkia Lezhë
Gani Allushi Kryetar, Komuna Zall-Herr
Luli Petanaj Kryetar, Komuna Shushicë
Pilo Toto Kryetar, Komuna Brataj
Viron Hyso Ujësjellës-Kanalizime sh.a.
Llalla:
Insistojmë për
pasurinë e Ndojës
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka dërguar në Gjykatën e Apelit çështjen e Arjan Ndojës, prokurorit të Rrethit të Durrësit, i cili disponon një pasuri prej 800 mijë eurosh por që nuk ka mundur ta justifikojë të gjithën. Kryetari i Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive, Llalla, konfirmoi dje se Drejtoria e Tatimeve ka gjobitur prokurorin e rikthyer në detyrë së fundmi, me 19 milionë lekë për evazion fiskal. "I vetmi institucion që ka reaguar ka qenë Tatim-Taksat, që e ka gjobitur këtë subjekt në shumë të konsiderueshme", u shpreh Llalla. Njëkohësisht ai konfirmoi nisjen e verifikimit të dokumentacionit për dhënien e lejeve të ndërtimit në kryeqytet.