KQZ: Garantojmë votimin për çdo qytetar. Partitë të jenë të përgjegjshme
Tiranë- Një ditë para se shqiptarët tu drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre politik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh për të diskutuar problematikën e ndarjes së materialeve zgjedhore më 23 qershor dhe numërimit të votave.
Në fjalën e saj kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi tha se KQZ-ja garanton çdo shtetas që të ushtrojë të drejtën e votes nesër.
“KQZ-ja garanton çdo shtetas që të ushtrojë të drejtën e votës ditën e votimit. Për këtë nuk ka asnjë dyshim, pasi infrastruktura e përgatitur për këtë qëllim nga Komisioni është në kohën e duhur, në kohë reale. Ajo që të gjithë duam është që faktorët politikë, njësoj si KQZ-ja të jenë të përgjegjshëm në lidhje me procesin zgjedhor”.
Sipas LLeshit: Në këtë proces zgjedhor, pavarësisht se janë përfaqësues partiakë, anëtarët e KZAZ-ve janë administratorë të zgjedhjeve që drejtohen nga KQZ dhe mbajnë përgjegjësi për mbarëvajtjen e procesit.
Përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj kërkoi shkarkimin e një anëtari në KZAZ-në numër 55, sepse siç tha ai ka lidhje të ngushta me kandidatin për deputet të një partie politike.
Ne kërkojmë që të na jepet lista e KZAZ-ve problematike që të kontaktojmë përfaqësuesit tanë. Në KZAZ numër 55 kemi një problematikë. KQZ ka emëruar një person që ka lidhje të afërt me një kandidat për deputet të një partie politike. Jemi në kushtet e parashikuara nga neni 32 i Kodit Penal, ku një anëtar që ka lidhje gjinie në këtë shkallë smund të ushtrojë detyrën e anëtarit të KZAZ-së,- tha Gjonçaj.
Në takimin që zgjati afro një orë përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti deklaroi se KQZ-ja të zbatojë vetëm ligjin për çdo problematikë që do të vërehet gjatë procesit.