Egjipti nuk po gjen qetësi

Protestuesit që po kërkojnë përfundimin e sundimit ushtarak dhe mbështetësit islamikë janë përleshur afër Parlamentit të Egjiptit, në Kajro.
Protestuesit po kërkonin që Këshilli Ushtarak në pushtet ta kaloj autoritetin tek administrata civile.
Ata ishin parandaluar nga arritja në hyrjet e Parlamentit nga mbështetësit e Vëllazërisë Myslimane, që e ka numrin më të madh të ulëseve në Asamble.
Sipas ministrisë së shëndetësisë, nga përleshjet u lënduan së paku 43 persona.
Tendosjet aktualisht janë në rritje ndërmjet protestuesve kundër ushtrisë dhe mbështetësve islamikë.
Protestuesit e akuzojnë Vëllazërinë Myslimane për mbështetje të ushtrisë dhe për tradhti ndaj revolucionit, nga i cili, para një viti, u përmbys ish-presidenti, Hosni Mubarak.