E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, Ligjet miratojnë propozimet e PD dhe PS

Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme propozimet e dy partive të mëdha për anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në mbledhje u miratuan propozimet e bëra publike një ditë më parë nga PD-ja dhe PS-ja. Sipas deputetit të PD-së, Viktor Gumi kandidaturat e propozuara i plotësojnë kriteret e kërkuara dhe raporti i kalon seancës së Kuvendit.

Socialistët propozuan për në KQZ, Denar Bibën dhe Albana Shtyllën, ndërkohë, vetëm pak më pas, PD-ja doli publikisht me dy propozimet veta; Vera Shtjefni dhe Hysen Osmanaj.  Priten tashmë depozitimet e propozimeve nga PBDNJ dhe LSI.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›