Berisha Ne kete vit jubilar te reflektojme per te ardhmen tone
Kryeministri Sali Berisha ka mbledhur komitetin ndërministror për ecurinë e projekteve për kremtimin e 100 vjetorit të pavarësisë. Në fjalën e tij shefi i qeverisë theksoi rëndësinë e krmetimit në mënyrë dinjitoze të kësaj kryengjarje siç e cilësoi ai dhe bëri thirrje për një reflektim të thellë për të ardhmen.
”Historia në cdo rast nuk ka qëllim tjeter veç vizionit dhe projektimit drejt të ardhmes”- u shpreh ai.
Duke iu referuar debatit mbi problematikat e këtij 100 vjetori Berisha theksoi se ky debat i larmishëm ka shërbyer pë rtë nxjerrë në pah të vërtetat e mëdha historike të ndaluara ose të mohuara.
”Debati është një proces në vazhdim, dinamik që sndalet kurrë. I konsideruar në lashtësi si mjeti kryesor për të qëmtuar të vëtetën ai mbart vlera të mëdha”- u shpreh shefi i ekzekutivit, i cili shtoi se në këtë fazë duhen grupe të reja t’i bashkangjiten këtij komiteti, që do sjellin ekspertizën e tyre në fushat e përcaktuara për të ecur të sigurtë drejt një kremtimi dinjitoz së bashku me miqtë tanë.
”Duhet të përpiqemi të bëjmë edhe më shumë, sepse në tërësinë e vet cdo popull shkruan historinë e tij. Kështu e kanë shkruar edhe shqiptarët me faqet e ndritura dhe em faqet në hije, po natyrisht pa mëdyshje miq të shquar, njerëz që e deshën me pasion e shpirt këtë komb kanë merita të mëdha”- vijoi më tej ai.
Gjatë fjalës së tij shefi i qeverisë vlerësoi punën e bërë në të gjitha trojet shqiptare si ën Kosovë, maqedoni, Mali i Zi dhe Diasporë, ndërsa informoi për veprimtaritë që do të ndërrmerren dhe rregullat që duhen përcaktuar për festimet e këtij 100 vjetori.
”Brenda një jave ftesat të jenë nisur në të gjitha drejtimet”- deklaroi kryeministri Berisha, i cili ftoi të gjitha qeveritë vendore që përfaqësuesit e tyre në Vlorë t’i nderojë dhe do të kenë mbështetjen e qeverisë.
”Ka një seri kërkesash këtu, i mirëkuptoj por mendoj se është në tagrin dhe nderin e qevrive vendore që përfaqësuesit e tyre në Vlorë t’i nderojë ddhe do kenë vetëm përgëzimet e qeverisë. Në rast nevoje ndonjë mbështetje modeste, por është në detyrimin e tyre që përfaqësuesit e tyre në Vlorë, atyre që firmosën dokumentin e pavarësisë, por edhe ata që nuk firmosën se rrethanat ishin që nuk sihin në orët e firmave ne t’i nderojmë dhe t’i mbështesim plotësisht”- përfundoi shefi i qeverisë, i cili theksoi se duhet një festim dinjitoz i këtij 100 vjetori.