E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtem takon homologun sllovak Lajcak

Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork, Ministri i Jashtëm Edmond Panariti, ka zhvilluar një takim me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Sllovakisë Miroslav Lajçak. Panariti e njohu bashkëbiseduesin me punën e kryer për të përmbushur 12 rekomandimet e bëra nga Komisioni Evropian, si dhe kërkoi mbështetjen sllovake për marrjen e statusit të vendit kandidat. Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim mbi mundësitë dhe potencialet që ekzistojnë  për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, me fokus të veçantë sektorin ekonomik.
Gjithashtu, shefi i diplomacisë shqiptare është takuar edhe me homologun e tij zviceran Didier Burkhalter. Gjatë takimit është vlerësua niveli shumë i mirë i marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe theksua rëndësia e thellimit të dialogut politik të nivelit të lartë, i cili do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe zgjerimit të bashkëpunimit dy dhe shumëpalësh në fusha me interes të ndërsjelltë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›