Task-forca per tregtimin e mishit
Kanë kaluar gati tre javë nga aksionet e task forcës mbi subjektet që tregtojnë mish dhe gjatë kësaj kohe janë marrë masa, duke dhënë urdhër mbylljen e aktivitetit për 102 subjekte në Tiranë dhe 7 të tjera janë gjobitur.
Në mbledhjen e radhës të Task-Forcë, e cila u mbajt Prefekturën e Tiranës, ministri i Bujqësisë, Genc Ruli tha se nuk do të ketë asnjë tolerim për subjektet që nuk respektojnë kriteret hegjeno-sanitare. Sipas tij, po haset edhe në indiferencën e pushtetit vendor, të cilët nuk po e lehtësojnë procesin.
"Aksioni për evidentimin e subjekteve të cilat tregtojnë mishin jashtë çdo kushti higjenik ka qenë i munguar por ka shtuar se akti normativ tashmë cakton detyra të reja. Ky që po zhvillojmë është një aksion pa mbarim. Në Tiranë theren kafshët në katet e para të pallateve ndërsa në Sauk dhe Kamëz ka probleme higjeno-sanitare. Asnjë tregtar shkelës nuk do të mund t`i shpëtojë ligjit ” theksoi Ruli.
Nga ana e tij, Prefekti Keltis Kruja theksoi se zonat më problematike janë Kodër-Kamza, pranë Sanatoriumit dhe tregu i mishit tek Pazari i ri.
Akti Normativ u jep një afat të mjaftueshëm, rreth 25 ditë që të përmbushin vetë në mënyrë vullnetare të gjitha kushtet bazë higjieno-sanitare që të garantojnë sigurinë e njerëzve. Gjithashtu përcaktohet edhe penalizimi me gjoba që variojnë nga 50 mijë deri në 250 mijë lekë, konfiskimi i mallit dhe mjeteve të punës, ndërsa masa më e rreptë për bizneset tërësisht të paligjshme është shembja e ndërtesës ku ky aktivitet i jashtëligjshëm kryhet.