E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Klientelizëm e korrupsion në hartimin e listës së deputetëve nga Rama”

08-05-2013 / Gazeta 55

E lënë jashtë listave - flet Elisa Spiropali, kreu i FRESSH

Në listën kombëtare të PS-së nuk figuron emri i kryetares së FRESSH-it, Elisa Spiropalit, edhe pse moskandidimi i saj, ishte paralajmëruar me protesta nga një grup i madh të rinjsh të këtij forumi. Sot, çdo i ri i FRESSH-it ndodhet përpara faktit të kryer dhe reagimi ka qenë i menjëhershëm, përmes kryetares së këtij forumi, Elisa Spiropali. Në një njoftim për mediat, Spiropali shpreh keqardhjen për mospërfaqësimin e të rinjve socialistë në Kuvendin e Shqipërisë. Spiropali shkon edhe më tej kur flet për klientelizëm, arrogancë dhe korrupsion në hartimin e listave nga kreu i PS, Edi Rama.  Reagimi i Elisa Spiropalit në rrjetin social “facebook” është domethënës:  “Unë Elisa Spiropali nuk jam në politikë për ta kaluar kohën duke pritur të më heqin a vene emrin nëpër lista. Prezenca ime në politikë, në krahun e majtë të politikës, në krahun e progresit, në Partinë Socialiste, buron nga vetëdija dija ime dhe s’ka lidhje me pritje, kulisa apo lista. Unë jam në politikë për qëllime të larta; Për idetë, për bindjet, në dobi të progresit dhe begatimit që nuk do t’i ndryshoj deri sa të kem frymë. Ajo që unë kam mësuar nga Ju të dashur Miq anembanë Shqipërisë në këto 4 vite angazhimi, është se nuk ka gjë më frymëzuese se sa afrimi me njerëzit dhe marrëdhëniet e vërteta me ta. Unë ndjej se kam bërë shumë rrugë drejt zemrave Tuaja. Ky fakt është për mua një frymëzim i pashtershëm. Si Kryetare e FRESSH-it, duke kërkuar, aq sa më përket, ndjesë që FRESSH nuk do përfaqësohet në Parlamentin shqiptar, shpreh keqardhjen dhe indinjatën time për faktin se mijëra të rinj idealistë, dinjitozë, seriozë, atyre vete u është ngushtuar hapësira për te garuar dhe përfaqësuar, dhe as nuk do kenë model te tyre përfaqësimi në Parlament përmes angazhimit dhe kontributit”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›