E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarande/ AKU mbi 40 kontrolle per sigurine ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), gjatë periudhës së verës, ka ushtruar mbi 40 kontrolle në subjekte të ndryshme ne qytetin bregdetar të Sarandes me qellim rritjen e sigurisë së konsumatorit.

Në një deklaratë për mediat nga Saranda, drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Genc Juka, tha se institucioni qe drejton aplikon standardet evropiane në kontrollin e subjekteve që tregtojnë produkte ushqimore dhe jep garanci të plotë për konsumatorin.

Sipas tij, kontrollet e ushtruara në pika te ndryshme ne Sarandë, ku në stinën e verës ka një numër shumë të madh konsumatorësh, janë të domosdoshme.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka qenë aktiv në kontrollin e ushqimeve në subjektet e shitjes në Sarande, madje ne rastet e konstatimit te shkeljes se ligjeve ka vendosur gjoba dhe ka ndaluar ushtrimin e aktivitetit deri ne marrjen e masave nga ana e subjekteve.

AKU, pasi ka kaluar në sitë njësi ushqimore, punishte ëmbëlsirash, apo dyqane të mishit dhe peshkut, jep garanci të plotë për konsumimin e ketyre produkteve, pasi gjithcka tregtohet brenda standardeve.

Në stinn e veres në të gjithë vendin AKU ka ndërmarrë rreth 4 mijë kontrolle, të cilat kanë pasur në qendër sigurimin e produkteve ushqimore për popullatën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›